Të famshmit që i urrejnë Kardashianët

Krahas mbështetësve të shumtë, familja Kardashian – e njohur për skandalet seksuale por dhe për shoun e tyre televiziv – duket se ka filluar edhe t’i lodhë njerëzit në botë, në mesin e tyre dhe shumë figura të famshme, madje dhe presidentin e SHBA-ve, Barack Obama.

Dhe përderisa ne mund të jemi lodhur nga fotot e përditshme të Kim Karadashianit në mediat shqiptare dhe jo për shoun e tyre televiziv, i cili ‘fatmirësisht’ ose ‘fatkeqësisht’ nuk shfaqet në televizionet tona – të shohim në vijim se cilët të famshëm në botë janë të irrituar nga popullariteti i Kardashianëve.

1. Barack Obama

Barack_Obama

Presidenti Barack Obama, sipas raporteve mediale, e ka ndaluar shfaqjen e shout televiziv të Kardashianëve në Shtëpinë e Bardhë – ndërsa gjatë një fjalimi jo formal kishte deklaruar se, opsesioni i Kimit dhe Kanyet ndaj fames, është shembull i keq për fëmijët.

2. Cher

Cher

Kohë më parë, këngëtarja e famshme Cher kishte publikuar një cicërrimë në Twitter, ku kishte thënë se Kardashianët janë “kurva” që duhet shqelmuar në rrugë – madje, duke shtuar se, nuk po bën shaka.

3. Kelly Cutrone

Annual Ubuntu Education Fund NY Gala

Publicistja dhe ekspertja e modës, Kelly Cutrone, kishte deklaruar se nuk ekziston një person në industrinë e modës që i bën për Kaney West – duke shtuar se, as Kim nuk është duke i sjellë ndonjë gjë me vlerë botës së modës.

4. Reese Witherspoon

Reese Witherspoon

Aktorja e famshme, Reese Witherspoon gjatë ceremonisë “MTV Movie Awards”, në vitin 2011, kishte deklaruar: “Kur hyra në këtë biznes, xhirimet pornografike dhe fotografitë lakuriqe ishin turp…”. Sigurisht e dini se për kë e kishte fjalën.

5. Daniel Craig

Daniel Craig

Aktori Daniel Craig po ashtu nuk ka kursyer fjalët ofenduese për Kardashianët. Ai ka deklaruar se e gjithë familja Kardashian janë “idiotë të marrë” – por ka shtuar se dhe ai vetë është “një i tillë”.

6. Michael Buble

Michael Buble

Këngëtari dhe aktori Michael Buble gjatë një paraqitje publike e kishte quajtur Kim Kardashian “kurvë”.

7. Mariah Carey

mariah-carey

Këngëtarja e famshme, Mariah Carey, gjatë një interviste kishte deklaruar se nuk është person që vë maskë për të depërtuar në Hollywood. Carey po ashtu kishte thënë se, përkundër fjalosjeve të herë pas hershme me Nick Cannon, ajo nuk është martuar me të për t’u ndarë pas katër muajsh. Dihet për kë e kishte fjalën, apo jo?

8. Dave Grohl

Celebrity Sightings In New York City - June 6, 2013

Këngëtari Dave Grohl kishte deklaruar se ai e kishte lënë pirjen e duhanit pasi kishte hequr dorë nga ndjekja e shout televiziv të Kardashianëve.

9. Jon Hamm

The Paley Center For Media's PaleyFest 2012 Honoring "Mad Men"

Aktori Jon Hamm njëherë e kishte quajtur Kim Kardashianin “idote e marrë” – por nuk dihet nëse ende mendon ashtu. /NGJYRA.COM/

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply