Vardzia – qyteti i shpellave në Gjeorgji

Ndonëse në botë njihet si qyteti i shpellave, Vardzia në Gjeorgji është në fakt një manastir i madh i  gdhendur në shkëmb qysh në vitin 1185. Qëllimi i manastirit ishte që t’u ofroj mbrojtje banorëve  nga pushtimi prej mongolëve.

Nuk është çudi që shumë e quajnë qytet, meqë në këtë shkëmb janë gdhendur pothuajse 6.000 apartamente!

Vardzia3

Ndërtimin e këtij kompleksi e kishte urdhëruar Mbretëresha Tamara, gjatë kohës së sundimit të saj  në Gjeorgji. Ndonëse shumë njerëz ishin përpjekur për ta hequr nga froni, vetëm pse ajo ishte një grua (e re), Mbretëresha Tamara megjithatë ia kishte dalë ta sundonte me sukses të gjithë rajonin për 29 vjet rresht.

Më pak se njëqind vjet më vonë nga ndërtimi, manastiri u shkatërruar në masë të madhe, jo nga mongolët por nga një tërmet i fuqishëm që kishte shembur shumicën e tuneleve, ndërsa në disa pjesë kishte shkaktuar një kolaps të plotë. Me këtë rast, ishin shkatërruar plotësisht dy të tretat e manastirit.

OLYMPUS DIGITAL CAMERA

Por, megjithëse i shkatërruar në masë të madhe, njerëzit vazhduan të jetojnë në të deri në vitin 1551, kur ai u sulmua dhe u plaçkit nga persët.

Edhe në ditët e sotme në këtë manastirjeton një grup i murgjve, për ta mbrojtur dhe ruajtur  historinë e këtij vendi të jashtëzakonshëm.  /NGJYRA.COM/

Vardzia16 Vardzia15 Vardzia13 Vardzia7 Vardzia6 Vardzia9 OLYMPUS DIGITAL CAMERA OLYMPUS DIGITAL CAMERA Vardzia4 Vardzia2 Vardzia5 Vardzia18 Vardzia8 Vardzia14

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply