Kodra e Hënës është vetëm një nga peizazhet e shumta të pazakonta e të bukura, me të cilat Kina mund të krenohet.
Për dallim nga shumica e kodrave, në rajonin Yangshuo kodrat duken si shkëmbinj të shpërndarë krejtësisht rastësisht mbi sipërfaqe të tokës, derisa përreth tyre rrjedh lumi Li.
Të mbuluara me bimësi të harlisur, këto formacione natyrore të gjelbra krijojnë një pamje spektakolare, e cila më së miri mund të shihet nga porti natyror, i njohur si Kodra e Hënës.
Në ditët e sotme, qyteti Yangshuo i cili shtrihet në mes të shkrepave është bërë një destinacion shumë i popullarizuar turistik për vizitorë të huaj dhe vendorë.
Ndonëse bjeshkataria është një sport shumë i popullarizuar, ata që duan të ngjiten në Kodrën e Hënës pa pajisje alpinizmi, janë në dispozicion rreth 800 shkallë që shpien në majë të kodrës, e të cilat mund të kalohen për rreth 20 minuta.
Përveç Kodrës së Hënës dhe alpinizmit, Yangshuo është një vend i popullarizuar edhe për ata që duan të eksplorojnë shpella, si dhe për çiklistët që duan të marrin udhë përmes këtij peizazhi madhështor e të pazakontë. /NGJYRA.COM/