Nëse asnjëherë nuk keni jetuar në qiell atëherë shtëpia në formë të resë do t’ua plotësojë këtë dëshirë. Bëhet fjalë për një vilë historike në Melbourn të Australisë, e cila është rinovuar e stër-rinovuar gjatë shekullit të kaluar.
Sot, falë punës së dizajnerit McBride Charles Ryan, kjo shtëpi duket për mrekulli. Qëndrimi i shtuar ditor, tashmë i ri, ka pamjen e një reje të kthyer kah jugu, ndërsa para saj gjendet një pishinë e bukur.
Po ashtu kjo shtëpi ka shtrirje shumë të mirë gjeometrike – dhe nëse shikohet nga oborri, duket sikur po jetoni brenda resë. Pjesa tjetër e shtëpisë ka mbetur e pandryshuar, duke e ruajtur pamjen historike, që përputhet në tërësi me shtëpitë tjera të lagjes.
Pjesa e përparme e shtëpisë, si dhe qëndrimi i shtuar ditor, kanë lidhshmëri me pjesën fundore të saj, kuzhinën – që duket sikur të ishte zemra e shtëpisë – ndërsa ngjyra e kuqe është në kontrast të qëllimshëm me muret e bardha të shtëpisë. /NGJYRA.COM/