Sistemi i shpellave të akullit Eisriesenwelt (Eisriesenwelt -“bota e gjigantëve të akullt”) është një botë e mahnitshme nëntokësore e skulpturave natyrore dhe formacioneve të akullit.
Eisriesenwelt është në fakt një labirint i shpellave natyrore prej gurit gëlqeror të ngrirë, i cili gjendet në malin Hochkogel në Alpe, rreth 40 km në jug të Salzburgut, në Austri.
Kjo botë e madhe nëntokësore është e gjatë rreth 40 km. Megjithse turistëve iu lejohet ta vizitojnë vetëm kilometrin e parë të shpellës, kjo është e mjaftueshme që të mund të imagjinohet ndjenja që mund të përjetohet edhe në pjesën e mbetur të rrugëtimit nëntoksor.
Eisriesenwelt është e hapur për turistët çdo vit prej 1 majit e deri më 26 tetor, gjatë së cilës periudhë vizitohet nga rreth 200.000 turistë.
Zbulimi i parë zyrtar i Eisriesenwelt i atribuohet natyralistit nga Salzburgu, Anton Posselt i cili në vitin 1879 i kishte hulumtuar dyqind metrat e para të kësaj shpelle.
Para zbulimit të tij, shpella ishte e njohur vetëm për banorët vendorë të cilët besonin se kjo ishte hyrja për në ferr – arsye kjo për të cilën ata gjithmonë kishin refuzuar madje edhe t’i afrohen asaj. /NGJYRA.COM/