10 makinat e së ardhmes që do t’ju lënë pa mend

Teknologjia dhe dizajni i makinave ka shkuar shumë larg – ndërsa, çdo vit në treg dalin modele të reja të veturave sportive, më të fuqishme dhe më të shpejta. Megjithatë, 10 modelet që do t’i prezantojmë në vijim (që kanë dalë në treg apo pritet të dalin këtë vit), për njohësit e makinave konsiderohen si vetura që do ta kenë fatin të hyjnë në histori si makinat më të shpejta që janë prodhuar ndonjëherë…  A do të jetë kështu, mbetet të shihet.

1. Ferrari Laferrari

FERRARI LAFERRARI1

A ekziston ndonjë brend më i njohur i makinave luksoze sportive se Ferrari? Prodhuesi Italian është i vetëdijshëm për famën e tij, andaj dhe nuk ndalet. Modeli Ferrari Laferrari posedon motor 788 KF – dhe 147 KF tjera shtesë që fitohen nga motori elektrik – që në total bëjnë 949 KF. Shpejtësia maksimale e kësaj bishe është 350 km/h, ndërsa 200 km/h i arrin për më pak se 7 sekonda. Çmimi i këtij modeli që do të prodhohet vetëm 499 kopje është 1.35 milion dollar.

2. Koenigsegg Agera R

Koenigsegg-Agera-R2

Ndoshta emri nuk ju duket i njohur, por kjo makinë sudeze është vetë fuqia. Veçoritë e kësaj bishe janë të jashtëzakonshme: ka motor 1140 KF, ndërsa arrin shpejtësinë maksimale prej 440 km/h – që do të jetë shpejtësia më e madhe në botë. Megjithatë, kjo shpejtësi dhe ky luks sportiv do të kushtojnë jo më pak se 1.5 milionë dollar. Ky model i takon teknologjisë së gjelbër, ndërsa shpenzon bio-karburant E85.

3. Lamborghini Veneno

Lamborghini-Veneno-3

Kur mendojmë për veturat luksoze sportive atëherë, mendja shkon te Lamborghini. Sidoqoftë, ky model është një kryevepër – diçka që nuk e keni pasur rastin të shihni më parë. Dizajni i këtij modeli që arrin shpejtësinë prej 355 km/h është thjeshtë i mahnitshëm. Edhe më unik atë e bën çmimi i tij, 4 milionë dollarë – me ftesë personale nga Lamborghini. Vetëm 4 modele të tilla do të prodhohen në vitin 2015.

4. Porsche 918 Spyder

Porsche_918_Spyder4

Porsche ka arritur të krijojë një makinë hibride sportive – duke iu mundësuar kështu pronarëve të saj që të kujdesen për planetin, duke u kënaqur me shpejtësi dhe fuqi njëkohësisht. Motori i këtij modeli ka 608 KF, por dhe fuqi shtesë nga motori elektrik, që siguron 887 KF në total. Kjo makinë mund të mbushet në garazhin e pronarit të saj.

5. Jaguar F-Type Coupe

JAGUAR F-TYPE COUPE5

Një model aerodinamik që ofron siguri në rrugë, ndërsa duket i fuqishëm dhe luksoz njëkohësisht. F-Type Coupe arrin shpejtësinë maksimale prej 292 km/h, ndërsa vetëm brenda 5 sekondash 100 km/h. Interieri i këtij modeli ka marrë nota të larta po ashtu dhe ‘shtesat’ në eksterier – që e bëjnë atë shumë kompakt.

6. Mclaren 650S

MCLAREN 650S6

Ky model u bë i fashëm gjatë prezantimit në Sallonin e Makinave në Gjenevë, në vitin 2014, dhe atë me arsye. McLaren njihet për shfrytëzimin e teknologjisë së Formula 1 në veturat e tij. Modeli 650S duket si makinë garash ndërsa arrin shpejtësinë prej 333 km/h. Megjithatë, që të posedoni këtë model duhet të shpenzoni hiç më pak se 265,000 dollarë.

7. Aston Martin V8 Vantage Gt

ASTON MARTIN V8 VANTAGE GT7

Të gjithë që kanë parë filmat e James Bondit e dinë fare mirë se si duken makinat Aston Martin. Këtë vit ky prodhues do të hedhë në treg modelin V8 Vantage Gt, me 430 KF, që arrin shpejtësinë prej 100 km/h për më pak se 5 sekonda. Karakteristikat e këtij modeli nuk dallojnë shumë nga modelet tjera – ndërsa çmimi pritet të sillet rreth 103,000 dollarë.

8. Alfa Romeo 4C Spider

ALFA ROMEO 4C SPIDER8

Prodhimi i kësaj makine ka filluar këtë vit – ndërsa mendohet se do të jetë një konkurrent i denjë në mesin e modeleve luksoze me çmim të përafërt (ende të padefinuar). Ky model mund të arrijë shpejtësinë prej 250 km/h, ndërsa vlerësohet dizajni i tij që ka pushtuar zemrat e adhuruesve të makinave. Sipas njohësve të kësaj fushe, kjo makinë pritet të korrë sukses të madh në treg.

9. Bentley Continental Gt Speed

BENTLEY CONTINENTAL GT SPEED7

Kjo veturë dallon nga makinat tjera në këtë listë, për shkak se ofron komoditet edhe në ulëset e pasme të saj. Sidoqoftë, ky model ka 626 KF dhe mund të arrijë shpejtësinë prej 322 km/h. Stabiliteti, komoditeti dhe luksi janë gjërat që lënë përshtypje më të madhe te ky model, që kushton 227,000 dollarë.

10. Bugatti Veyron 16.4 Super Sport

BUGATTI VEYRON 10

Lista nuk do të ishte e plotë pa Bugatti. Modeli Veyron 16.4 Super Sport pritet ta ketë çmimin prej 2 deri në 4 milionë dollarë. Kjo super-veturë me 1.200 KF mund të arrijë shpejtësinë prej 413 km/h (sigurisht dhe më shumë – por këtu është vendosur limiti i sigurisë), ndërsa pamja e saj është krejtësisht futuristike. /NGJYRA.COM/

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply