Ndonëse në ditët e sotme duket jo praktike, qyteti Manazan që daton nga koha e Perandorisë Bizantine, dikur ishte një strehë e përkryer për banorët e tij, meqë iu ofronte mbrojtje natyrore nga moti i ligë dhe sulmet e vazhdueshme pushtuese.
I gdhendur në një shkëmb në Anadollinë Qendrore, në një lartësi prej pesë katesh dhe me gjatësi prej 3 kilometrash, Manazani ishte një qytet plotësisht funksional për një shekull të tërë, meqë në shkëmb ishin gdhendur shtëpi familjare, kisha, magazine, madje dhe varreza, ku të gjitha ishin të lidhura në mes vete me një varg tunelesh e shpellash.
Në ditët e sotme qyteti nuk është i banuar, por banorët nga Taskala fqinje ende ishfrytëzojnë shpellat për ruajtjen e grurit, djathit dhe ushqimeve të tjera.
Kohët e fundit Manazani dhe rajoni përreth është duke u bërë gjithnjë e më atraktiv për turistët nga e gjithë bota, meqë aty ata mund t’i shohin mrekullitë e shumta natyrore dhe historike të fshehura në Anadolli, siç është qyteti i madh nëntokësor, Derinkuyu. /NGJYRA.COM/