Kur jeni të famshëm asnjë detaj nuk i ikën publikut – qoftë kur bëhet fjalë për aktivitetet që zhvillohen në publik, qoftë për ato që zhvillohen prapa dyerve të mbyllura.
Fatkeqësisht, jo gjithëherë tregimet janë në superlativ. Një i tillë është edhe ky shkrim që trajton tetë të famshëm, të cilët sipas ish partnerëve të tyre – janë dështim total kur bëhet fjalë për marrëdhënie seksuale…
1. Hugh Hefner
Moguli i mediave për të rritur, përkundër faktit se është i rrethuar me bukuroshet më joshëse të botës, nuk po ia del mirë në shtrat me to. Siç ka deklaruar ish e fejuara e tij, Crystal Harris, Hugh është një dështim total në dhomën e gjumit – seksi më të kishte zgjatur pothuajse “2 sekonda”.
2. Paris Hilton
Nick Carter, anëtari i bendit Backstreet Boys, nuk ishte impresionuar fare me seksin që e kishte përjetuar me pasanikën e famshme. Sipas tij, Paris është një femër që mbështetet të alkooli dhe drogat për të fituar vetëbesimin e nevojshëm në seks – i cili siç duket nuk i pëlqen gjithaq.
3. Angelina Jolie
E votuar disa herë si femra më e bukur në botë, bukuroshja Jolie nuk ka marrë notë kaluese në shtrat nga ish i dashuri i saj Billy Bob Thorton. Ai e ka përshkruar seksin më yllin e kinematografisë Jolie si të merzitshëm, madje duke thënë se i dukej sikur të bënte seks me divan.
4. Charlie Sheen
Ish-bashkëshortja e tij, Denise Richards, në një intervistë ka deklaruar se kazanova Charlie ishte i tmerrshëm në shtrat, ndërsa mendonte vetëm për vete – duke mos ia plotësuar nevojat asaj. Ajo po ashtu kishte bërë të ditur se Charlie pëlqente t’i shikonte filmat pornografikë gjatë seksit.
5. 50 Cent
Një valltare ekzotike e ka përshkruar seksin me reperin e famshëm si dëshpërues. Madje ajo ka thënë se ai ishte shumë i ngathët në shtrat dhe e kishte stilin e një 14-vjeçari. Kur është pyetur ta vlerësonte atë me një notë prej 1 deri në 10, ajo e vlerësoi 50 Cent me notën 3.
6. Russell Brand
Brand njihet si llafazan që çdoherë flet se sa i zoti është në seks dhe për aventurat e tij seksuale. Megjithatë, ish e dashura e tij, Georgina Baillie, gjatë një interviste kishte deklaruar se Brand ishte dëshpërim total në shtrat. Disa thonë se kjo deklaratë ishte thjesht një hakmarrje e saj.
7. Ben Affleck
Jennifer Lopez njihet si person që e mban sekret jetën e saj private, mirëpo në një emision televiziv ajo ka folur për dashnorët e saj më të mirë në shtrat dhe ata më të këqinjtë. Dhe, ish i dashuri i saj, aktori Ben Affleck, nuk i kishte lënë përshtypje të mira në shtrat – andaj dhe mori notë të dobët.
8. Tiger Woods
Të jesh një atlet nuk do të thotë të jesh i mirë dhe në shtrat. Kamarierja e Las Vegasit, Jaimee Grubbs, e cila ka pasur lidhje dashurie 31 muajshe me superyllin e golfit, Tiger Woods, ka deklaruar për tabloidin Sun se ai ishte i tmerrshëm gjatë marrëdhenieve seksuale. /NGJYRA.COM/