Shkallët Haiku, të njohura edhe si Shkallët për në Qiell, janë një shteg këmbësorësh në ishullin Oahu (Havai), i cili duket sikur zhduket në horizont.
Në fillim të këtij shtegu janë shkallët e zakonshme të përforcuara për shkëmb, të cilat e lehtësonin ngjitjen gjatë ndërtimit të transmetuesit gjigant VLF gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Për shkak të vendndodhjes ideale gjeografike të ishullit dhe shkëmbinjëve të tij të lartë, transmetuesi mund të transmetonte sinjal deri te nëndetëset që patrullonin përreth Japonisë.
Në fund të viteve 1960-ta transmetuesi është shndërruar në një stacion të sistemit të navigimit Omega, i cili ishte në përdorim deri në vitin 1997.
Në vitin 1950, shkallët prej druri u zëvendësuan më ato prej metali dhe në shtegun që çon tek transmetuesi u vendosën gjithsej 3922 shkallë, me parmakë mbajtës.
Shtegu zyrtarisht është mbyllur në vitin 1987, mirëpo shumë alpinistë dhe aventurierë ende vazhdojnë t’i injorojnë shenjat e ndalimit dhe rregullisht i shfrytëzojnë ato për të arritur në majë të malit prej ku pamjet janë spektakolare. /NGJYRA.COM/