Duke e parë mungesën e gjelbërimit në qytet dhe nevojën për relaks në hapësira të gjelbëruara, studioja e dizajnit ALTS solli një koncept ndryshe të interierit të banimit nga ato që jemi mësuar për t’i parë deri më sot.
Në shtëpinë e emëruar “Kofunaki“ ata inkorporuan në mënyrë brilante botën bimore brenda shtëpisë, që së bashkë me ndriçimin natyral ofrojnë një model unik të rregullimit të interierit.
Shumë gjelbërim u soll brenda kësaj shtëpie japoneze, duke mbjellë bimë dhe pemë të ndryshme – dhe padyshim se banorët do t’i përjetojnë të gjitha stinët e vitit brenda hapësirës së banimit. /NGJYRA.COM/