Një fshat i tërë i dekoruar me motive lulesh

Në juglindje të Polonisë, 68 km larg qytetit Krakow, gjendet një fshat i vogël që njihet për traditën e tij qindravjeçare – dekorimin e shtëpive, mureve, urave, madje dhe të bunarëve.

Fshati Zalipie është i ngjyrosur i tëri me motive lulesh të ngjyrave të ndryshme, ndërsa këtë gjë e bëjnë gratë e këtij fshati.

Zalipie3

Nuk dihet saktë se si ka lindur kjo traditë. Sipas një legjende lokale, e tëra kishte filluar kur tymi nga furrat e fshtatit kishte njollosur muret e shtëpive, ndërsa kur gratë ishin përpjekur që t’i hiqnin këto njolla ato vetëm sa ishin përhapur edhe më shumë – kështu, ato kishin vizatuar lule mbi këto njolla.

Me kuzhinat moderne dhe furrat elektrike, këto njolla tymi nuk do të duhej të ishin problem në ditët e sotme, mirëpo tradita e vizatimit nuk është ndalur por vetëm sa është modernizuar.

Zalipie15

Tashmë banorët e Zalipies mbajnë një garë vjetore gjatë se cilës festohet kjo traditë e vjetër.  Piktorët lokalë, shumica femra, garojnë se kush do të krijojë dekorime më të mira me motive lulesh, disa dhe përpiqen të rregullojnë ndonjë vizatim që është bërë gjatë viteve të mëhershme. /NGJYRA.COM/

Zalipie18 Zalipie16 Zalipie17 Zalipie20 Zalipie21 Zalipie14 Zalipie13 Zalipie12 Zalipie11 Zalipie10 Zalipie8 Zalipie6 Zalipie5 Zalipie4 OLYMPUS DIGITAL CAMERA Zalipie1 Zalipi9

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply