Adhuruesit e sporteve ekstreme nuk kanë të ndalur kur bëhet fjalë për realizimin e ëndërrave të tyre. Dëshmia më e mirë për këtë është hedhja me parashutë nga shtrati-rrjetë në kanionin Moab, në Utah të SHBA-ve.
Duke e kombinuar shtratin për relaksim me ecjen nëpër litar dhe hedhjen me parashutë nga pika fikse, një ekuipazh sypatremburish e kishin kaluar festën e Falënderimeve duke kërcyer nga “Apartamenti në hapësirë”.
Për të arritur deri tek rrjeta qëndrore, rreth 123 metra e lartë, atyre iu është dashurë të ecin nëpër njërin prej pesë litarëve, disa prej të cilëve ishin të gjatë edhe deri në 80 metra, me të cilët kjo pajisje jo e rëndomtë ishte e lidhur për shkëmbinjtë e lartë.
Andy Lesis e kishte konceptuar këtë ide të fortë, për realizimin e së cilës i ishte nevojitur ndihma e mbi 50 njerëzve, me të cilët për tri ditë i kishin bërë të gjitha instalimet e nevojshme për një “fluturim” të sigurt. /NGJYRA.COM/