Studioja projektuese Empty Space Architecture ka projektuar vilën “Godiva” në Cascais të Portugalisë, që është një përzierje në mes të arkitekturës së pastër dhe gjeometrisë me metodat bashkëkohore dhe inovative të ndërtimit.
Arkitektët kanë bashkuar tre kontinjerë të dimensioneve të ndryshme dhe i kanë vendosur në pozita të ndryshme.
Kontinjeri i vendosur në pjesën jugore është dizajnuar për hapësirën private, ai në veri për hapësirat ekonomike, ndërsa kontinjeri i vogël i vendosur në mes, është njëherësh edhe pjesa qendrore e shtëpisë që bënë lidhjen e dy hapësirave tjera.
Kopshti është pothuajse si një shtëpi ku mund të bëhen shëtitje të gjata dhe të bukura, por pa çati mbi kokë.
Mrekulli tjetër e kësaj vile janë ambientet e brendshme me ndriçim natyror – që janë të insoluara gjatë tërë ditës. /NGJYRA.COM/