Fontana “Ylberi i Hënës” gjendet në urën Banpo në Seul, në Korenë Jugore – ndërsa në librin e rekordeve botërore Guinness njihet si fontana më e gjatë e këtij lloji në botë.
Kjo fontanë posedon gati 10.000 LED “burime” që hedhin ujë në të dy anët e urës së gjatë 1.140 metra, që spërkatin 190 tonë ujë brenda minutës.
Kjo fontanë është instaluar në shtator të vitit 2009, si dekor shtesë i këtij qyteti të mahnitshëm. Ajo njëherësh është dhe fontanë ekologjike që përdorë ujin e lumit, të cilin e kthen aty për aty.
Në Banpo, urën e parë me dy nivele në Korenë e Jugut – niveli i parë është i dedikuar për makina, ndërsa niveli tjetër për biçiklistët dhe këmbësorët – janë të instaluara 38 pompa uji me 10.000 LED burime nga të dyja anët, që hedhin ujin horizontalisht deri në 43 metra.
Fontana aktivizohet disa herë gjatë ditës me interval 15 minutësh, më shpesh gjatë natës – ndërsa gjatë vikendeve vihen në pah dhe efektet speciale të saj. /NGJYRA.COM/