Dubai është njëri nga emiratet që formojnë EBA-n (Emiratet e Bashkuara Arabe) dhe sigurisht më i njohuri nga shtatë të tillë – për shkak të luksit që ofron.
Brenda një periudhe 30 vjeçare, Dubai ndryshoi pamjen nga një fshat i vogël i peshkimit në një qytet të mahnitshm siç e njohim sot.
Në vijim do t’ju sjellim një fotogaleri që dëshmon se përse sa herë që përmendet Dubai – mendja shkon të luksi, salltaneti dhe gjërat e veçanta, madje dhe të çuditshme.
Natyrisht, jo të gjithë në Dubai bëjnë jetë luksi dhe padyshim se gjithë ky salltanet nuk do të zgjatë përgjithmonë – megjithatë, sot për sot, ky qytet frymon me ekstravagancën, qoftë kur e shikon nga qielli, qoftë dhe kur ecën rrugëve të tij. /NGJYRA.COM/