Le t’ia hedhim një sy pesë aeroplanëve më të mëdhenj në botë deri në ditën e sotme, të cilët janë objekte shumë të mëdha fluturuese me të vërtetë mbesëlënëse!
Çmimi i parë me të drejtë i takon objektit fulutues ukrainas Antonov An-225 Mriya për të cilin është pranuar se është aktualisht aeroplani më i madh në botë.
Fluturimi i parë me këtë aeroplan është bërë më 21 dhjetor 1988. Antonov An-225 Mriya është konstruktuar posaçërisht për qëllime ushtarake, në mënyrë të veçantë për bartjen e anijes kozmike ruse, Buran që sillet në orbitë.
Gjithsej 6 inxhinierë janë angazhuar në ndërtimin e këtij aeroplani, i cili është më i rëndi në botë deri më sot: pesha maksimale bartëse e tij është më shumë se 640 ton. Sot ka vetëm një An-225 në shërbim.
Në vendin e dytë është Airbus A380F, i cili fluturimin e parë e ka realizuar më 23 prill 2005.
Ky aeroplan ka 525 vende dhe konsiderohet të jetë aeroplani më i madh në botë për bartjen e pasagjerëve. Me kuvertën e tij dyshe dhe trupin e gjerë me kapacitet të lartë, Airbus A380F është një objekt fluturues me të vërtetë i bukur dhe i fuqishëm.
Vendi i tretë i takon Boeing-ut 747-8, i cili me gjatësinë e tij prej rreth 77 metrash konsiderohet të jetë aeroplani më i gjatë në botë deri më sot.
Ky aeroplan i linjave ndërkontinentale, me kapacitet prej 467 vendesh, ka një motor të kapacitetit të lartë, por me shpenzime efiçiente të karburantit, gjë që ia rritë kapacitetin bartës dhe mundëson fluturimin në distanca të mëdha.
Në mesin e top 5-shes është edhe një aeroplan nga familja Boeing. Bëhet fjalë për Boeing 747-400 ER, i cili ka evoluar me të madhe dhe është më i shituri.
Krahët e hapur të tij janë 64,4 metra. Gjatësia e përgjithshme – 70.6 m, ndërsa lartësia e bishtit – 19.4 m. Kapaciteti i tij është 524 ulëse për pasagjerë, ndërsa i gjithë enterieri është modern.
Në vendin e pestë është aeroplani ukrainas Ruslan An-124.
Deri më sot, Ruslani konsiderohet të jetë aeroplani i mallrave i dyti më i rëndi në botë dhe objekti fluturues numër dy për bartjen e mallrave. /NGJYRA.COM/