Arti në filxhanin e kafesë – i njohur me emrin ”Latte art” – është zhvilluar paralelisht në shtete të ndryshme të botës – edhe pse mendohet se ka nisur në Itali.
Latte art tashmë konsiderohet si shprehje e veçantë artistike – ndërsa, në mbarë botën ekzistojnë garat ku nderohen dhe respektohen artistët më të mirë të këtij lloji të artit.
Për shkak të kërkesave specifike – për të krijuar një dozë të përkryer të espresos dhe qumështit – Latte art është lloj shumë i vështirë i artit.
Madje, edhe atëherë, kur doza e kafesë dhe e qumështit është e nivelit më të lartë, përvoja e barmenit dhe e aparatit të kafesë janë faktorë tjerë me ndikim deri të krijimi i një kryevepre.
Në vijim ju sjellim fotot e disa prej kryeveprave botërore të Latte artit si dhe videon e artistit Bean Jamming. /NGJYRA.COM/