Mu siç tregon dhe emri – ylberi i bardhë është fenomen i ngjashëm me ylberin klasik, vetëm se ai nuk shpërfaq spektrin e ngjyrave por është plotësisht i bardhë.
Ylberi i bardhë, që njihet dhe si ylberi i mjegullës, për dallim nga ylberi klasik, nuk shpërfaqet gjatë ose pas të reshurave të shiut por mund të shihet vetëm në kohën me mjegull.
Ky lloj i ylberit formohet në të njëjtën mënyrë si ylberi klasik – kur drita reflekton brenda pikave të vogla të ujit – por, për shkak të sasisë së vogël të këtyre pikave që formojnë mjegullën (më pak se 0,05 mm), ylberi i bardhë mund të ketë pak nuansa të dobëta të së kuqes dhe ngjyrës së kaltër në skaje – që janë aq të zbehta sa që duken fare pak.
Për dallim nga ylberi standard, ylberi i bardhë mund të formojë një rreth të plotë të mbyllur për ç’gjë duket edhe më spektakolar. Një dukuri e tillë mund të shihet mbi re, në det – nganjëherë dhe natën. /NGJYRA.COM/