Një pyll në formë të kitarës, në Argjentinë, është krijuar nga fermeri Pedro Martin Ureta. Fermeri, tashmë 73-vjeçar, e kishte mbjellë këtë pyll – disa dekada më parë – me ndihmën e katër fëmijëve të tij, për të plotësuar kështu dëshirën e bashkëshortës së tij të ndjerë.
Bashkëshortja e tij, Graciele Yraizoz, gjatë një fluturimi me aeroplan mbi Pampa, e kishte parë një pyll që dikuj si vedër (kove për mjeljen e lopëve) dhe i kishte propozuar bashkëshortit që edhe ata të mbillnin një pyll në formë të kitarës, që ishte instrumenti i saj i preferuar.
Pylli në formë të kitares (majtas), Graciela Yraizoz (djathtas)
Fatkeqësisht, në vitin 1977, Graciela vdiq gjatë shtatzanisë më fëmijën e saj të pestë për shkak të një sëmundjeje të papritur.
Disa vjet më vonë, Pedro vendosi që të përmbushte dëshirën e bashkëshortës së tij të ndjerë dhe krijoi këtë monument të dashurisë – duke përmbushur kështu ëndrrën e saj për një pyll në formë të kitarës.
Për të krijuar këtë pyll ai mbolli 7.000 fidane – ku për trupin e kitarës mbolli drunj selvi, ndërsa për telat e saj, eukaliptusin e kaltër. /NGJYRA.COM/