A e keni ditur se në majë të Kullës së Ajfellit është një apartament?

E ndërtuar në vitin 1889 në një lartësi prej 324 metrash, Kulla e Ajfellit mbajti rekordin si struktura më e lartë në botë deri në vitin 1930. Por, a e dini se kjo kullë ka një apartament (zyre) të fshehtë në maje të saj?

Eiffel1010

Niveli i tretë, prej gjithsej tri neveleve sa ka kjo kullë, tashmë është hapur për publikun, ku vizitorët e shumtë  mund të shikojnë përmes xhamit brenda apartamentit, ku janë të vendosura dhe figurat të personazheve të kohës Gustav Eiffel dhe Thomas Edison.

Apartamenti është i mobiluar plotësisht me mobilet më të mira që mund t’i kishte një shtëpi pariziene në shekullin e 19-të; një dhomë gjumi të vogël, qilima, rafte dhe tapeta.

Eiffel666

Një piano e madhe dikur ishte kryevepër e dekorimit të këtij apartamenti të ndërtuar dhe rezervuar për përdorim personal nga arkitekti i kësaj kulle, Gustave Eiffel.

Thuhet se gjatë qëndrimit të Gustavet në Paris, ky apartament kishte shërbyer si një qendër e shumë ndejave ekskluzive në të cilat kishin marrë pjesë edhe disa nga emrat e mëdhenj të kohës.

Një shembull interesant është edhe ai i shtatorit të vitit 1889, kur Thomas Edisoni e kishte vizituar këtë apartament, ku kishte kaluar orë të tëra duke pirë duhan (puro) dhe diskutuar për gramafonin, shpikjen e tij të fundit.

Eiffel777

Pas shumë vitesh “të mbajtjes në fshehtësi”, tani ky apartament është i hapur për vizitorë. /NGJYRA.COM/

Eiffel888 Eiffel22 Eiffel999 Eiffel555 Eiffel33 Eiffel44

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply