Arkitekti japonez, Sou Fujimoto, ka zbuluar planet për një bllok të kullave në formë të një koni të pishës – nga i cili mbijnë jashtë në të gjitha drejtimet ballkone të shumta. Ky projekt është pjesë e serisë së “marrëzive moderne” që po “lulëzojnë” në Montpellier, Francë.
Fujimoto është duke bashkëpunuar me studiot francize, Manal Rachdi OXO dhe Nicolas Laisne Architects, për ndërtesën e dytë nga seria e 12 ndërtesave të tilla të planifikuara për qarkun Port Marianne të Montpellier-it, e cila vjen pas pallatit të projektuar nga Farshid Moussavi.
E emërtuar si Pema e Bardhë, kjo kullë 17-katëshe për përdorim të përzier do të ndjek ideologjinë e Fujimotos që, arkitektura duhet të pasqyrojë format që gjenden në natyrë.
Ndërtesa do të paraqesë një trup të lakuar të ngjashëm me trungun e një peme, ndërsa ballkonet e 120 apartamenteve të saj janë të nxjerra jashtë, ngjashëm me gjethet që kërkojnë rrezet e diellit.
Banesat do të jenë të kthyera në drejtime të ndryshme, duke ua mundësuar kështu banorëve të ardhshëm që ta zgjedhin drejtimin që i përshtatet më së mirë stilit të tyrë të jetesës.
Projekti i kësaj kulle të vendosur në udhëkryqet e disa rrugët kryesore, afër lumit Lez dhe autostradës, do të përfshijë edhe zgjerimin e parkut buzë lumit.
Ndërtimi i Pemës së Bardhë është planifikuar për në korrik të këtij viti (2015) dhe pritet të përfundojë deri në dhjetor të vitit 2017, ndërsa Moussavi-së Jardins de la Lironde është vendosur të fillojë funksionimin në terren këtë vit. /NGJYRA.COM/