Shumë vajza jetojnë vetëm në apartamentet e tyre dhe për këtë arsye apartamenti duhet të jetë i dizajnuar në mënyrë elegante, komode, dhe femërore, për t’i bërë ato që të ndjehen rehat.
Në vijim do t’ju sjellim pamjet e një apartamenti që është dizajnuar posaçërisht për vajza.
Hapësira e qëndrimit ditor është unike, me nuanca të errëta, ku ngjyra e zezë e divanit në kombinim me nuancat e së hirtës së jastëkëve, dhe qilimi i zi me lara të hirta, i japin dhomës një stil të sofistikuar.
Një efekt i veçantë është arritur me murin prapa TV-së, i cili shtrihet dhe përthyhet në plafon në nivele të ndryshme.
Dyert prej xhami, që janë përdorur për daljen në ballkon mundësojnë një pamje të bukur, ndërsa lulet vjollce i japin apartamentit një pamje femërore.
Kuzhina me ngjyrë të bardhë dhe sfond me një nuancë të lehtë të së gjelbrës po ashtu është e përkryer.
Një ide inovative vjen në murin e kuzhinës ku është e vendosur ora, që ka numrat të madhësisë dhe stileve të ndryshme, të cilët janë shpërndarë në një mënyrë të çrregullt por simpatike.
Dhoma e gjumit është shumëfemëroredhe tërheqëse. Mbulesa e shtratit me lule i jepnjë dukje vërtetëvajzërore dhomës së bardhë të gjumit.Balli i krevatit me ngjyrë të zezë e bën njëkontrasttë përsosurnë dhomë.
Ky apartament përfshin gjithashtu edhe një krevat të gjerë shtesë për mysafirë. Hapësira për gardërobë është e vogël, por funksionale, dhe në të mund të vendosen pa problem të gjitha rrobat, këpucët dhe aksesorët. /NGJYRA.COM/