Jo të gjitha sekretet mbahen me lehtësi në Hollywood – veçanërisht kur ato sekrete janë të ndërlidhura me fëmijë.
Dwayne Wade ishte një prej yjeve të fundit që pushtoi mediat botërore kur u raportua se ai ka një fëmijë sekret – ndërsa kështu edhe hyri në listën e personave të famshëm që kanë fëmijë që i mbajnë të fshehtë.
Nga Gavin Rossdale e deri tek Chuck Norris, shumë të famshëm kanë fëmijë që i mbajnë të fshehtë apo i mohojnë, por ka edhe prej tyre që nuk e kanë ditur se janë bërë prindër.
1. Eddie Murphy
Vite më parë, aktori komik, Eddie Murphy kishte mohuar kategorikisht se është babai i vajzës së ish-anëtares së bendit “Spice Girls”, Mel B. Por, pas një testi atësie, atij iu desh të pranonte të vërtetën se vajza e vogël, e lindur në prill të vitit 2007, është në të vërtetë fëmija i tij.
2. Ludacris
Reperi, emri i vërtetë i së cilit është Christopher Bridges, ka pranuar kohë më parë se është baba i një vajze sekrete derisa ka qenë “në pauze” në lidhjen me të dashurën e tij disa vjeçare, Eudoxie.
Megjithatë, është raportuar se Eudoxie nuk e ka problem faktin se i dashuri i saj është bërë baba duke theksuar se ata kanë qenë të ndarë kur fëmija është ngjizur. E ëma e fëmijës së Ludacris është Tamika Fuller.
3. Bow Wow
Reperi Bow Wow kishte mbajtur të fshehtë vajzën e tij Shai Moss derisa më 2011 vendosi të shkruante për lindjen e saj në një postim në faqen e tij në internet. Para se të zbulonte lajmin, ai më parë kishte mohuar raportet se është babai i fëmijës me modelen Joie Chavis.
4. Arnold Schwarzenegger
Një prej rasteve më të jashtëzakonshme dhe më befasuese të botës së show-bizit ka qenë njoftimi i Arnold Schwarzenegger kur bëri me dije se është baba i fëmijës së pastrueses së shtëpisë së tij Mildred Baena derisa ka qenë ende i martuar me Maria Shriver.
Skandali bëri që Shriver të kërkojë shkurorëzimin nga aktori më 2011, megjithëse ende nuk është finalizuar.
5. Dwayne Wade
Një ndër lajmet e fundit për atësi sekrete nga persona të famshëm është edhe ai i basketbollistit Dwayne Wade në lidhje me fëmijën e tij me Aja Metoyer.
Lajmi u bë publik në momentin më të padëshirueshëm për të – në kohën kur ai u fejua me të dashuren e tij disa-vjeçare, Gabrielle Union.
Ai thotë se fëmija është ngjizur derisa ka qenë i ndarë nga Union. Por Metoyer thotë se ata kanë pasur marrëdhënie seksuale edhe derisa çifti ka qenë së bashku.
6. Chuck Norris
Në librin e tij “Against All Odds: My Story”, Norris ka zbuluar se është bërë baba pasi kishte tradhtuar bashkëshorten e tij të parë më 1962.
Ai nuk ka qenë i vetëdijshëm për ekzistencën e të bijës së tij të parë derisa vajza, e quajtur Dina, i kishte shkruar atij një letër më 1991, duke pretenduar se është e bija e tij.
7. Gavin Rossdale
Rokeri Gavin Rossdale fillimisht ka qenë kumbar i vajzës së Pearl Lowe, Daisy Lowe. Por një test atësie i bërë më 2004 kishte zbuluar se Rossdale në të vërtetë është babai i fëmijës, që ka ardhur si rezultat i lidhjes 5-vjeçare të çiftit gjatë viteve të ’80-ta.
8. Steve Tyler
E bija e solistit të Aerosmith, Liv Tyler, kishte lindur pas romancës së tij të shkurtër me modelen Bebe Buell. Ai e kishte kuptuar se është bërë baba vetëm pasi Liv kishte lindur.
9. Matthew Knowles
Babai i Beyoncés, Matthew Knowles, kishte një lidhje jashtëmartesore me aktoren e “Scrubs”, Alexsandra Wright, pas rreth 30 vjet martese me bashkëshorten e tij, Tina Knowles.
Djali i tyre lindi më 2010, një vit para se Beyoncé të shkëpuste bashkëpunimin menaxherial me Matthew.
10. Ray Charles
Muzicienti Ray Charles ka qenë një hamshor i vërtetë – ai ka lënë prapa 12 fëmijë me 9 gra të ndryshme. Jo gjithçka dihet për të gjithë fëmijët apo për vendndodhjen e tyre.
Por më 2004, Charles u kishte dhënë secilit prej tyre nga 500,000 dollarë me kushtin që nuk do të kërkonin trashëgimi nga pasuria e tij.
Pas vdekjes së tij më 2006, zotëruesit e pronës së tij u desh të padisnin shtatë fëmijët e tij për shkelje të marrëveshjes.
11. Eric Clapton
Më 1985, Eric Clapton ishte bërë baba i një fëmije me Yvonne Kelly ndërsa ende ishte i martuar me muzikanten Pattie Boyd. Por, vajza e tyre Ruth nuk e kishte ditur saktësisht kë e kishte baba deri më 1991.
12. Tom Jones
Romanca e shkurtër e këngëtarit Tom Jones me modelen Katherine Berkery më 1987 rezultoi me lindjen e djalit të tij, Jonathan Jones Berkery. Por, pranimi nga Jones se Jonathan është djali i tij nuk erdhi deri më 2008. /NGJYRA.COM/