Palangan, që në gjuhën perse do të thotë leopard (po ashtu i njohur edhe me emrat Patagān, Patakān dhe Tangān), është një fshtat në provincën e Kurdistanit në Iran, i vendosur në bjeshkët afër kufirit me Irakun.
Në këtë fshat jetojnë 194 familje, respektivisht 821 banorë (sipas regjistrimit të vitit 2006) – dhe që të gjithë ata jetojnë në shtëpitë që e kanë bërë këtë fshat të famshëm në mbarë botën.
Foto: Guardian
Shtëpitë e fshatit Palangan janë ndëruar “njëra mbi tjetrën”, respektivisht, pullazet e shtëpive të ndërtuara në nivel më të ulët shërbejnë si oborr të shtëpive të ndërtuara sipër tyre – dhe kështu deri në krye të fshatit.
Turistët që kanë mundësi të vizitojnë këtë pjesë të botës e kanë përshkruar këtë fshat si ndër më të bukurit që kanë parë dhe atë për shkak të arkitekturës unike dhe natyrës që e rrethon. /NGJYRA.COM/