Në veri të Iranit, 230 km në lindje të Teheranit, gjendet një perlë natyrore spektakolare e njohur me emrin, Badab-e Surt. Bëhet fjalë për një varg tarracash natyrore të shkallëzuara, që janë krijuar para mijëra vjetësh në shëmbinjtë e prekur nga mineralet e karbonateve.
Mbi tarracat Badab-e Surt rrjedh uji nga dy burimet e ndryshme minerale, me karakteristika të ndryshme fizike, ndërsa që të dy këto burime gjenden në lartësinë mbidetare prej 1.840 metrash.
Nga burimi i parë rrjedh uji shumë i njelmët që konsiderohet të ketë veti të jashtëzakonshme shëruese, ndërsa uji nga burimi tjetër ka shije të hidhur dhe është me ngjyrë portokalli.
Irani nuk është i vetmi vend në botë ku ekzistojnë terraca të tilla të shkallëzura shkëmbore, megjithatë – për dallim prej vendeve tjera, ku ato janë të bardha dhe të kaltra – terracat e Badab-e Surt-as, për shkak të pranisë së madhe të oksidit të hekurit, kanë ngjyrën portokalli ose të kuqe. /NGJYRA.COM/
Foto: Alexander Solovyev