Arkitekti amerikan, Robert Harvey Oshatz, kaprojektuar një rezidencë unike në Chenequa të Milwaukee-t, në Wisconsin të SHBA-ve, për të cilën thotë se është frymëzuar nga ambienti ku është ndërtuar ajo.
Shtëpia, e ndërtuar nga guri, betoni dhe druri, shtrihet në një kodër mes drunjve, ndërsa përmes dritareve të mëdha – në mënyrë të përkryer lidh hapësirat e brendshme me ato të jashtme.
Në hapësirën e brendshme gjendet qëndrimi i madh ditor, në formë rrethore prej guri, me pullaz prej xhami.
Çatia spirale shtrihet mbi hyrje dhe ngrihet mbi katin e sipërm, nga i cili hapet një derë që çon drejt terraces që frymon bashkë me peizazhin dhe ofron një pamje spektakolare drejt liqenit. /NGJYRA.COM/