Shtëpinë që do t’ua prezantojmë në vijim është e ndërtuar në Buenos Aires të Argjentinës, ndërsa ka një dukje të jashtme shumë interesante që përfshin vetëm materialet natyrore siç janë; guri dhe druri.
Kjo shtëpi është projektuar nga arkitekti Sternberg Kohen.
Konstruksioni i çelikut mundëson hapje më të mëdha të dritareve duke krijuar transparencë dhe lidhje të drejtpërdrejtë me kopsht.
Shtëpia është e punuar nga dy blloqe të mëdha të cilat lidhen mes vete përmes pjesës hyrëse, ndërsa është orientuar në anën veriore, me arsyetimin e vetëm që të ketë vizura të mrekullueshme drejt liqenit. /NGJYRA.COM/