Banjë me oxhak? E keni menduar më parë?… Sot çdo gjë është e mundur dhe e realizueshme. Një banjë e tillë është shumë komode dhe patjetër shumë relaksuese.
Pa marrë parasysh së çfarë stili i interierit ju pëlqen – klasik apo modern – oxhaku në banjën tuaj do t’ju përshtatet shumë.
Po ashtu, edhe pozita e vendosjes së oxhakut/kaminit mund të jetë e ndryshme. Varësisht nga dëshirat dhe kërkesat e shfrytëzuesit – ai mund të vendoset pranë vaskës, por dhe në pjesët tjera të banjës, mjafton që hapësirës t’i krijojë intimitet dhe ju të relaksoheni maksimalisht.
Në vijim mund të kënaqeni me pamjet e galerisë që kemi zgjedhur për ju – e që mund t’ju inspirojë për dizajnimin e banjës suaj. /NGJYRA.COM/