Valle de Bravo, qytet në Meksikë, është përfitues i një projekti fenomenal, i cili përbëhet nga katër shtëpi prej druri – që lidhen mes tyre me një kopsht të mrekullueshëm privat.
Chipicas Town Houses, siç quhen këto shtëpi nga ideatorët e tyre nga studioja e projektimit Alejandro Sanchez Garcia Arquitectos, sigurisht se përfaqësojnë një shembull të rrallë të izolimit dhe kënaqësisë në natyrë.
Në këtë projekt, natyra nuk është vetëm një dekor – sikur që është rasti në shumicën e vilave të mëdha por, këtu jetohet bashkë me natyrën ekzotike, ku mund të kalohen netët e pafundme romantike nën yjet e qiellit.
Dritaret prej dyshemesë deri në plafon ofrojnë një perspektivë të veçantë – derisa interieri është i rregulluar në mënyrë të thjeshtë por gjithsesi funksionale.
Dhomat e gjumit ndodhen në katin e dytë – dhe nga shtrati i gjumit ofrojnë një pamje të mahnitshme drejt pyllit. /NGJYRA.COM/