Ata që kanë shtëpi të ndërtuara mbi pemë thonë se nuk mund të imagjinohet se sa i lirë ndjehet njeriu në një shtëpi të tillë. Këto shtëpi ofrojnë një ndjenë dhe përvojë të veçantë sidomos për adhuruesit e natyrës dhe personat më romantik.
Në vijim ju sjellim shtëpitë më me stil të ndërtuara ndonjëherë mbi pemë.
Australian “Glamping”
Jo larg nga zemra e Sidneit, në Australi, në shkurret e Parkut Turistik të Lumit Lane Cove, australianët kanë shpikur një fjalë të re: “Glamping” (Kampim magjepsës) që përshkruan përjetimin e gjithë luksit dhe të kundërtës së tij që mund të ofrohen në një hotel me pesë yje dhe ndjenjës së mahnitshme të kampimit në pjesën rurale periferike të Australisë.
Bangkok Treehouse
Për të apasionuarit për ekzotikë dhe shpëtimin e planetit të Tokës, kjo shtëpi mbi pemë është zgjedhje e qëlluar.
Në pyjet gjethëmbajtëse në brigjet e lumit në luglindje të Bangkokut, ju mund të gjeni një fole miqësore ndaj ambientit, por që të ngjallë frikën.
Megjithëkëtë, në këtë parajsë siameze ende ka elemente të luksit dhe mikpritjes miqësore.
The Mirror Box
Për ata që e pëlqejnë qetësinë dhe që duan të largohen për një kohë nga përditshmëria përsëritëse në një vend të izoluar dhe të këndshëm, pylli Harads në Suedinë veriore është adresa e qëlluar.
Ky është një vend që pasqyron arkitekturën suedeze të së kaluarës, në të cilin mund të kalohen ditë të tëra duke ecur kodrinave skandinave, vetëm e vetëm për të përjetuar ndjenjën e banimit në një ambient të rëndomtë të ngrohtë dhe freskues.
Tree House Point
Kjo shtëpi jashtëzakonisht komode me ballkone private, enterier të mbuluar në mobilie lëkure dhe e rrethuar me mure librash, është ndërtuar në pyjet e lashta të Seattle-it.
Arsyeja e vetme që ju do të donit të largoheni prej saj është për t’i hulumtuar pyjet përreth dhe lumenjtë gurgullues në territorin Issaquah.
4Treehouse
Pas një udhëtimi të shkurtër në peisazhin me gjelbërim të përhershëm në veri të Ontarios, në Kanada ju do të gjeni një shtëpi trekatëshe mbi pemë si asnjë tjetër.
Duke qenë imitim i një fanari japonez, ky ndërtim i mahnitshëm rri pezull mbi tokë; kjo shtëpi përmbushë nevojat themelore për banim komod, është miqësore ndaj ambientit dhe është një vend i mahnitshëm për soditje.
Me konstruksionin e saj ajo ngrohet mjaft për t’u mbijetuar dimravetë ftohtë kanadez dhe është mjaft e flladitshme gjatë verës, duke i bërë kështu të paharrueshmeqëndrimet në të. /NGJYRA.COM/