Pothuajse të gjithëve na pëlqen kronologjia e tregimeve të ekranizuara hollivudiane në të cilat rëndom protagonistët kryesorë, fillimisht zhelana e të patalentuar, me një motivim shtytës premtues në fund arrijnë t’ia dalin. Këta janë pesë filmat për sportin që me të vërtetë na krijojnë mornica trupit sa herë që i shikojmë.
Rudy
Kjo është një histori e vërtetë, në të cilën Rudy ilustron fuqinë e madhe të shpirtit të njeriut dhe vendosmërinë. Bazuar në jetën e hershme të Rudy Ruettiger (Sean Astin), ky film paraqet historinë e një të riu që lufton për t’i tejkaluar pengesat për realizimin e ëndrrës së tij për të luajtur futboll për Universitetin e Notre Dame.
Cinderella Man
Ky film që bazohet në jetën e bokserit James Braddockishte nominuar për çmimin Oskar dhe Globin e Artë. I shndërruar në një pijanec ordiner, protagonistit kryesor të këtij filmi Braddok (Russell Crowe), me një goditje të fatit, i jepet mundësia për t’u kthyer në ring dhe ta përmirësojë gjendjen e tij tejet të rënduar financiare.
We Are Marshall
Pasi humbin jetën në mënyrë tragjike në një aksident ajror i gjithë i ekipi i futbollit të kolegjit, programi i futbollit i shkollës duhet ta riformojë ekipin në një kohë kur i tërë komuniteti ishte i pikëlluar e me zemër të thyer. Është e vështirë të mbahen lotët gjatë intonimit të himnit “Ne jemi Marshall”.
The Blind Side
Në këtë film Sandra Bullock bëri një performancë për çmimin Oskar. Ajo luan rolin e një dizajnereje të pasur të enterierit, e cila e ndihmon një të ri të varfër që të bëhet i përzgjedhuri numër një, në ligën e futbollit “NFL”.
Rocky
Kur është fjala tek filmat frymëzuës për sportin është e vështirë të anashkalohet fituesi i Academy Award më 1976, klasiku i Stallone-t për boksierin legjendar Rocky Balboa. /NGJYRA.COM/