Një partneritet në mes të arkitektëve nga Britania e Madhe dhe Gjeorgjia ka rezultuar me ndërtimin e një ndërtese interesante në qytetit Lazika, i cili është në krijim e sipër në Gjeorgji.
Arkitektët projektuan një ndërtesë me strukturë prej çeliku, si pjesë e zhvillimit të një qyteti të ri në bregdetin e Detit të Zi.
Synimi ishte të krijohej një ndërtesë që ngërthen brenda vetes hapësirat e shërbimit publik, një hapësirë për kurorëzime, si dhe zyrat komunale.
Puna në projekt filloi në fund të janarit 2012 ndërsa përfundoi në mes të shtatorit 2012 – pra, brenda 168 ditësh.
Kjo ndërtesë në formë të skulpturës nuk është e ndarë në kate, por është e përbërë nga vëllimet – ku secili vëllim i ndërtesës mund të funksionojë ndaras nga të tjerët – duke formuar kështu një monument arkitektonik futuristik. /NGJYRA.COM/