Keni menduar ndonjëherë se si duket shtrati ideal? Epo, John Huff ka menduar për këtë dhe ka dizajnuar shtratin në të cilin do të përjetoni rehatinë dhe relaksin maksimal të mundshëm.
Një shtrat i varur në plafon ose dhe në konstruksionin e tij – mbi të cilin duket sikur po lundroni, është unik, shumë praktik e funksional.
Karakteristikë e këtij shtrati është mundësia e bartjes së tij nga ambienti i brendshëm në atë të jashtëm, ndërsa shfrytëzohet për fjetje por dhe për pushim gjatë ditës.
Atëherë, nuk na mbetet gjë tjetër veçse t’ju prezantojmë disa foto nga ky krijim inovativ. /NGJYRA.COM/