Shtëpia guaskë është një strukturë e ndërtuar në pyllin e Karuizawa të Japonisë nga arkitekti Kotaro Ide. Kjo shtëpi-skulpturë është planifikuar të shërbejë si vilë pushimi, e cila lehtë mund ta përballojë të nxehtit e verës dhe të ftohtit e dimrit, që mbizotëron në këtë regjion.
Për ta realizuar këtë ide, projektuese nuk ka mundur ta shfrytëzojë drurin nga ky mal pasi që kalbet lehtë, kështu që ka vendosur të përdor betonin e armuar për të formuar dy forma eliptike.
Druri nga ky pyll është shfrytëzuar për formimin e terasave rreth shtëpisë, me një oborr qendror që lidhet me qëndrimin ditor.
Vila në një mënyrë shpreh stilin japonez, duke krijuar një balancë mes strukturës futuristike të bërë nga njeriu dhe mjedisit që e rrethon atë. /NGJYRA.COM/