Ishujt privat janë rëndom vendet më të preferuara për pushime nga shumica prej atyre që jetojnë një jetë dinamike dhe të zhurshme në qendra urbane. Mirëpo, pushimet në një vend të tillë, pa marrë parasysh sa ekzotik të jetë ai, jo gjithëherë janë të përshtatshme, meqë kostoja e tyre shumë njerëzve ua prish për një kohë të gjatë gjendjen financiare. (Çmimet janë në euro, dollarë dhe funte).
Ishulli Fregatë, Sejshel
2000 breshkat e mëdha Aldabra që enden shlirë, janë banorët më të veçantë dhe qershi në tortën e natyrës së mrekullueshme të këtij ishulli.
17 vilat private, me një dhe dy dhoma gjumi, janë vendosur në mënyrë pothuajse të përkryer gjithandej ishullit. Ndwrkaq, secila prej vilave ka pishinën e vet të hapur natyrore, xhakuzi dhe pavionin për ngrënie.
Pamjet e xhunglës së gjelbër në njërën anë dhe ato të detit me ngjyrë të kaltër qetësuese e bëjnë këtë vend tërësisht magjepsës.
Një natë në këtë ishull kushton 3,850 €.
Ishulli Necker, Ishujt e Virgjër Britanik
Ky vend i izoluar, por i preferuar, është shndërruar në një vendpushim të madh nga biznesmeni, Sir Richard Branson.
Ndërtesat prej guri vendor dhe antikitetet aziatike nga Bali, së bashku e përbëjnë “Shtëpinë e madhe” me tetë dhoma për mysafirë.
Një shteg gjarpërues shpie poshtë për në plazhin Flamingo – pishinat e hapura natyrore ofrojnë një pamje mahnitëse të ujit, ndërsa varkat e çuditshme me vela valëviten në valët e ujit afër bregut.
Një natë në këtë ishull kushton 39,000 £.
Ishulli Laucala, Fixhi
Ky është parajsë për adhuruesit e lojës së golfit. Në të organizohen edhe kurse të golfit, ku ndjekësit e kursit asistohen nga profesionistë të kësaj loje. Ndër aktivitetet e shumta në të janë edhe sportet e ujit, kalërimi e zhytja në ujë.
Për një pushim edhe më të qetë për ata që shkojnë me fëmijë të vegjël përkujdesen kujdetaret e shumta të fëmijëve.
Në ishull ka 25 vila të stilit vendor, të cilat janë të shpërndara gjithandej ishull. Ato në bregun perëndimor janë të pozicionuara ashtu që të ofrojnë një privatësi të paimagjinueshme.
Pemët e kokosit dhe rëra e bardhë në plazhin e këtij ishulli përfaqësojnë bukurinë dhe ngazëllimin .
Një natë në këtë ishull kushton 4,000 $.
Ishulli Verior, Sejshel
Ky është një vend veçanërisht unik, madje dhe krahasur me ishujt e tjerë, sepse në të ka vila me pullaze kashte dhe dysheme të mrekullueshme prej druri, me një dizajn të stilit të hapur, që aq bukur përshtatet me pamjet mahnitëse, saqë krijon ndjenjën se jeni duke jetuar fizikisht në plazh, normalisht me më shumë luks.
Plazhet tërësisht të paprekura në këtë ishull, përveç tjerash janë edhe zona ku ruhen lloje të specieve të rrezikuara, të cilat janë edhe e veçanta e ishullit.
Privatësia në 11 vilat – sa ka gjithandej ishullit – është e nivelit më të lartë, siç janë edhe sportet e ujit dhe zhytja.
Një natë në këtë ishull kushton 2,582 €.
Brando, Polinezi franceze
Ky ishull është emëruar sipas yllit të Hollywoodit, Marlon Brando, i cili – i mahnitur me bukurinë e vargut të ishujve të vegjël përreth një lagune të qetë – e kishte blerë dhe në të kishte hapur një hotel të vogël.
I rinovuar dhe hapur në korrik të vitit të kaluar, ky hotel është në një pjesë jashtëzakonisht të bukur të këtij ishulli, ku shkohet me aeroplan.
Natyra në këtë ishull me 35 vila është, si në shumë ishuj të tjerë përreth, me breshka që shestisin lirshëm nëpër plazhin me rërë të bardhë, kandila gjigant të detit dhe zogj ekzotikë.
Një natë në këtë ishull kushton 1,800 €. /NGJYRA.COM/