Asnjë ngjyrë tjetër nuk mund ta nxjerrë në pah pasionin tuaj sikur që mund ta bëjë këtë gjë ngjyra e kuqe! Duke qenë një nga tri ngjyrat primare dhe, ndoshta ngjyra më e fortë në aspektin e energjisë, e kuqja e bënë magjepsëse çdo dhomë të shtëpisë suaj.
Përveç se është me të vërtetë ngjyra e dashurisë dhe e pasionit, ajo gjithashtu simbolizon pushtet dhe emocione të forta.
Përdorimi i saj në dekorimin e interierit nuk është një gjë e parëndësishme, meqë ajo do të rrisë shtëpinë dhe do t’i sjellë të gjitha pasionet tuaja.
Megjithatë, nëse keni vendosur që kjo ngjyrë të jetë pjesë e interierit të shtëpisë suaj, atëherë mundohuni që ta shmangni përdorimin e saj në dhomën e gjumit, ku relaksimi dhe qetësia janë të preferuara.
Ndërsa, korridori, kuzhina apo dhe qëndrimi ditor, janë vende të përshtatshme për ngjyrën e kuqe; divanet e kuq, për shembull, janë ende në modë dhe ata mund të kombinohen me shumë ngjyra të tjera, si të bardhën, të zezën, të hirtën, ngjyrën bezhë dhe atë të drurit.
Dhe në qoftë se nuk dëshironi ta përdorni të kuqen për mobile, ju mund ta përdorni atë në një mur prapa divanit, për të sjellë ngrohtësi dhe për t’i dhënë dhomës një pamje shumë elegante.
Në mënyrë të veçantë, ju mund të përdorni ngjyrën e kuqe në shtëpinë tuaj në shumë mënyra, për shembull, nëse mobilet janë më ngjyra më shumë neutrale, atëherë, ju mund ta ngjyrosni me të kuqe një mur ose të përdorin një qilim të madh të kuq.
Nëse dëshironi vetëm t’i shtoni dekorit të shtëpisë suaj disa elemente të kuqe, për ta rigjallëruar pamjen e përgjithshme të saj, atëherë përdorni aksesorë të vegjël si qirinj, llamba ose pajisje të vogla për kuzhinë. /NGJYRA.COM/