Ishuj e liqene në formë zemre

Nëna Natyrë ka edhe anën romantike dhe këtë e shfaq më së miri me gjithë këto zemra që i ka krijuar nëpër botë.

Data e 14 shkurtit, apo e Shën Valentinit, që simbolizon ditën ndërkombëtarëve të të dashuruarve, po afron, dhe nëse jeni të dashuruar e ende nuk e keni zgjedhur se çfarë do të bëni për këtë ditë, ne ju sjellim një listë të ishujve dhe liqeneve që kanë formën e zemrës ku do të mund të çlodheni e të kaloni ditë të paharruara me më të dashurit tuaj.

1. Liqeni Zemra, Malet e Junikut, Kosovë

1junik

Kosova është e rrethuar me male në perëndim dhe në jug, zona të mrekullueshme për alpinizëm. Ka shumë liqene skenike në këto male, por liqeni i vendosur në Junik, në formë të zemrës, është bërë një prej vendeve më të preferuara nga shumë alpinistë.

Liqeni Zemra gjendet rreth 400 metra nga kufiri me Shqipërinë. Janë edhe disa liqene tjera në këtë zonë që e rrethojnë Liqenin Zemra.

2. Ishulli Galesnjak, Kroaci

2kroaci

I pozicionuar në ujërat e thella të kaltra të detit Adriatik, ishulli privat në formë zemre Galesnjak, që gjendet në Kanalin Zadarski në mes të Zarës dhe Ishullit Pasman në Kroaci, ra në sytë e romantikëve përmes Google Earth. E menjëherë, pronari i ishullit u ‘pushtua’ nga thirrjet e shumta për rezervime nga çifte të shumta.

Ky ishull konsiderohet si një prej ishujve me formën më të përkryer të zemrës. E keqja e tij është se është komplet i pabanuar.

3. Liqeni Trnovacko, Mal i Zi

3malizi

I pozicionuar në kufirin mes Bosnjës dhe Malit të Zi, forma e bukur prej zemre e liqenit Trnovacko e bën atë një prej lokacioneve më të fotografuara në rajon.

Liqeni i gjelbër në të kaltër sipas “Lonely Planet”, liqeni dhe zonat e tij përreth janë të njohura për kampistë gjatë verës.

4. Liqeni Lago di Tom, Zvicër

4zvicer

Lago di Tom është një prej liqeneve kryesore në Luginën Piora, në Ticino, Zvicër. I rrethuar nga majat e gjelbra të Alpeve Ticeneze, liqeni është një prej peizazheve më skenike në rajon, duke e bërë atë vend shumë të popullarizuar për alpinizëm.

Përveç mrekullisë së formës prej zemre, turistët e vizitojnë atë edhe për një raritet tjetër: djathi lokal i Alpeve, që prodhohet nga qumështi i lopëve që kalojnë verën në maja të maleve.

Liqeni Gaislachersee, Austri

5austri

I pozicionuar në Sölden në luginën Ötztal të Tirolit, Austri, Liqeni i pastër si kristali Gaislachersee ofron pamje spektakolare të Alpeve Ötztal.

Në liqen mund të shkohet më këmbë në një udhëtim prej 3 orësh, ndërsa është vend i famshëm për skijim ku mbahen rregullisht garat botërore të skisë. /NGJYRA.COM/

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply