Afërdita e Hohle Fels (Shkëmbi Zgavër) është figura më e vjetër në botë që përshkruan formën e njeriut. Me përjashtim të mundshëm të skulpturës me tipare shtazore Njeriut Luan, padyshim ky është arti figurativ parahistorik më i vjetër që është zbuluar deri në ditët e sotme (Njeriu Luan, megjithatë, përshkruan një figurë jo të njeriut apo gjysmë-njeriut).
Statuja 40.000 vjeçare është rreth 6 centimetra e gjatë dhe e gdhendur në fildish të mamuthit. Ashtu si shumica e figurave të Afërditës, ajo përshkruan një grua epshore me gjoks dhe mollaqe të ekzagjeruara dhe nxjerr në mënyrë të theksuar në pah organin femëror.
Ashtu si dhe shumë statuja të ngjashme, edhe kjo nuk ka kokë, por ka një rreth të gdhendur sipër supit të majtë – që lë të kuptohet se ai ishte bartur si gjerdan.
Numri i figurave të gjetura deri në ditët e sotme dhe kujdesi që paraardhësit tanë ia kishin kushtuar bërjes së tyre tregojnë se ato ishin shumë të rëndësishme për njerëzit e asaj kohe.
Shumë studiues besojnë se ato kanë shërbyer si simbole të fertilitetit, por kuptimi i vërtetë i tyre është ende i panjohur.
Statuja e Afërditës është zbuluar në zgavrat e shpellave Hohle Fels në rajonin Sëabian Jura, pranë qytetit Ulm në jugperëndim të Gjermanisë, i cili ishte gjithashtu vendi i instrumenteve muzikore më të vjetra në botë deri në zbulimet e reja në vitin 2012.
Figura ishte gjetur në gjashtë copa, rreth 3 metra nën dyshemenë e shpellës, në mesin e mbeturinave shtazore, mbetjeve të eshtrave dhe mbeturinave nga punimi i fildishit dhe strallit.
Në Hohle Felska dëshmi të shumta të profesioneve të njeriut që datojnënga parahistoriadhe në të janë bërë shumë zbulime arkeologjike, duke përfshirë edhe figurën e Njeriut Luan, e cila fillimisht ishte menduar të jetë rreth 30,000-31,000 vjet e vjetër, por me rafinimin e karbonit të eshtrave të gjetura pranë figurës tani është ardhur në përfundim se Njeriu Luan është 40.000 vjeti vjetër.
Kjo gjithashtu është një vepër e rëndësishme artistike,sepse përfaqësimi i një figure imagjinare në art ofron dëshmi të hershme se njerëzit e kishinzhvilluar përceptimin e pjesësve të jashtme komplekse të organeve. /NGJYRA.COM/