Megjithëse thuhet se libri nuk duhet të gjykohet sipas kopërtinës së tij, është e vështirë të mos bëhet një gjë e tillë si në rastin kur libri titullohet: “Imazhet nga të cilat ju nuk duhet të masturboni”.
Disa njerëz që i kanë shkruar këta tituj mund të kenë qenë të pavëmendshëm dhe pa takt, por në disa raste mund të kemi të bëjnë me ndryshimin e kuptimit (përdorimit) të fjalëve në gjuhën angleze.
Për shembull “Dick” (Detektiv-Trap) dhe “Boner” (Gafë-Ereksion) janë fjalë zhargoni që nuk janë përdorur gjithmonë në mënyrën që përdoren në ditët e sotme.
Varësisht prej asaj se për çka shkruani dhe cila është audienca juaj e synuar, ‘vlerat’ shokuese gjithashtu mund t’i shesin librat. Supozojmë së kjo është dhe ideja që fshihet prapa titujve të librave si: “Si të arrini sukses në biznis pa penis” apo “Si ta bëni kakin në mal”.
Pastaj ka edhe libra të tillë siç është ai me titull, “Seksi në jetën e përtejme”, i cili fare nuk e shpjegon atë në të përtejmen, por vetëm i përshkruan stilet e tjera në jetën e këndejme!
Qofshin me hir apo pa hir, në vazhdim ju sjellim disa nga titujt më të këqinj të librit (por dhe kopërtinat) që kemi parë apo dëgjuar ndonjëherë. Fatkeqësisht, ju duhet pak njohuri e gjuhës angleze për t’i kuptuar si (s’)duhet. /NGJYRA.COM/