Përparimi teknologjik, siç është interneti, ka ngadalësuar shitjen e librave të shtypur tradicionalisht. Nuk ka shenja që njerëzit lexojnë më pak, sepse librat akoma shiten (apo downloadohen ilegalisht), vetëm që botimet digjitale janë bërë më praktike dhe më të lira edhe për lexuesit, edhe për botuesit.
Megjithatë, librat e shtypura në letër nuk e kanë humbur vlerën e vet, ndërkaq në të ardhmen mund të presim që vlera e tyre të rritet edhe më shumë. Dëshmi për këtë janë edhe shitja e këtyre pesë librave aktualisht më të shtrenjta në botë:
5 .Tregimet Kenterberike – Deofrey Caucer
I shitur për 7,5 milionë dollarë
Tregimet Kenterberike (The Canterbury Tales) është përmbledhje tregimesh të cilat në fund të shekullit XIV i ka shkruar Geofrrey Chaucer.
Botimi i parë i këtij libri është shitur 4,6 milionë funte (rreth7,5 milionë dollarë në atë kohë) në Londër në vitin 1998.
Nga dhjetë ekzemplarë të njohur të këtij botimi, ky ishte i fundit i cili gjendej në pronësi private, por i cili është blerë në vitin 1776 për vetëm 6 funte.
4. Shpezët e Amerikës – John James Audubon
I shitur për 11,5 milionë dollarë
Shpezët e Amerikës (titulli i origjinalit: The Birds of America) meriton të marrë më shumë se një pozicion në këtë listë, mirëpo meqë bëhet fjalë për një libër, vetëm të kopjeve të ndryshme, e kemi radhitur në një pozicion.
The Birds of America është libër i natyralistit dhe piktorit John James Audubon i cili përmban ilustrimet e shpezëve të ndryshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (1827-1838).
Në botë ekzistojnë vetëm 119 kopje të kompletuara. Njëra ndër to është shitur në janar 2012 për 7,9 milionë dollarë, një tjetër në vitin 2000 për 8,8 milionë dollarë, ndërkaq kopja më shtrenjtë për 11,5 milionë dollarë është shitur në dhjetor të vitit 2010.
3. Evengjelja e Henrik Lavit – Rendi Benedikt
E shitur për 11,7 milionë dollarë
Këtë libër e ka porositur Henrik Lav apo Hajnrih Lav (Henry the Lion), vojvoda i Saksonisë, për oltarin e Virgjëreshës së Bekuar Maria në katedralen Brunswick.
Librin e ka blerë Qeveria gjermane në Londër në vitin 1983 për 8.140.000 funte, ose rreth 11,7 milionë dollarë (vlera e atëhershme e dollarit).
Libri i ka 266 faqe, nga të cilat 50 faqe janë me ilustrime. Ky ekzemplar unik konsiderohet kryevepër e shekullit XII.
2. Evangjelja e Shën Katbertit – Autori i panjohur
Është shitur për 14,3 milionë dollarë.
Evangjelja e Shën Katbertitështë një libër xhepi i shekullit VII, i shkruar në gjuhën latine. Kopërtinat e dekoruara prej lëkure janë shëmbulli i parë i këtij lloji të libërlidhjes në kulturën perëndimore.
Me madhësinë e faqeve prej vetëm 138 x 92 milimetra, Evangjelja e Shën Katbertit është një nga dorëshkrimet më të vogla të mbijetuara anglosaksone.
Më 17 prill 2012, pasi kishin lansuar fushatën për mbledhjen e parave për blerjen e këtij libri – British Library bëri të ditur se transaksioni kishte përfunduar me sukses dhe se ata tashmë posedojnë “librin më të vjetër të paprekur të Evropës dhe një prej librave më të rëndësishëm në botë.
Ky libër është blerë për për 14,3 milionë dollarë.
1. Codex Leicester – Leonardo da Vinci
Është shitur për 30,8 milionë dollarë
Libri më i njohur i Da Vincit, shënimet e tij personale në 72 faqe, është i mbushur me dorëshkrimin e gjeniut ku përfshihen mendimet e tij, idetë dhe vizatimet – që nga fosilet deri të rrjedha e ujit.
Këtë dorëshkrim fillimisht e kishte blerë Thomas Cole në vitin 1717, i cili më vonë ishte bërë Earl of Leicester.
Më pastaj, në vitin 1980 këtë dorëshkrim e kishte blerë koleksionisti Armand Hammer, ndërsa në vitin 1994 Bill Gates për 30,8 milionë dollarë – duke ia dhënë kështu epitetin e librit më të shtrenjtë në botë të të gjitha kohëve.
Gates shumë shpejt e kishte skanuar librin, duke ia ofruar qasjen në të krejt botës. /NGJYRA.COM/