Nëse dëshironi që të keni gjelbërim në shtëpinë tuaj, të bllokoni dritën direkte të diellit, zhurmën, dhe të keni ajër më të pastër se ai që rëndomtë qarkullon në zonat urbane, përgjigja e duhur do të mund të ishin muret e gjalla – me dizajn argëtues.
Saigoni është një qytet i dendur me popullsi, por plot me bimë të mbjella në çdo hapësirë banimi ku ka qenë e mundur -në pullaze, ballkone, dritare dhe oborre.
Një ndërtesë/shtëpi e tillë është projektuar nga kompania vietnameze “Vo Trong Nghia” , e cila zë shumë pak vend (vetëm 3.7 metra e gjerë) dhe është shumë funksionale.
Brenda kësaj shtëpie drita depërton që nga dyshemeja prej druri e deri në tavan – ndërsa muret anësore dhe ato të brendshme janë të ndërtuar prej druri e guri.
Ky lloj organizimi ‘kaotik’ njëkohësisht dhe organik duket i planifikuar deri në detajin e fundit – ndërsa bimët janë bërë pjesë identifikuese e shtëpisë. /NGJYRA.COM/