Aeroportet më të mira në botë

Ata që udhëtojnë shpesh me aeroplan e dinë më së miri se sa të lodhshme janë pritjet në linjat e gjata në pikat e kontrollit të sigurisë dhe sa shterruese janë çmimet astronimike të ushqimit të shpejtë në aeroporte.

Andaj idea për aeroportin “më të mirë” ndoshta edhe mund t’u duket paksa qesharake. Megjithatë, aeroportet e listuara në vijim, jashtëzakonisht të mira, kanë marrë më së shumti vota nga miliona udhëtarë të cilët kanë marrë pjesë në një sondazh për aeroportin më të mirë, raporton WAA (World Airport Award).

Të shohim në vijim cilat janë aeroportet më të mira në botë për vitin që e lamë pas…

1. Aeroporti Singapore Changi, Singapor

aeroport best1a

Singapor Changi pretendoi çmimin kryesor për herë të pestë që kur kanë filluar të ndahen çmimet Skytrax, ndërsa titullin e fundit e pat fituar në vitin 2013.  Përveç çmimit kryesor, ky aeroport, në të  cilin në vitin 2012 ishin shërbyer më shumë se 50 milionë pasagjerë, ishte emëruar edhe  Aeroporti më i mirë në Azi dhe Aeroporti më i Mirë për Hapësirat dhe Pajisjet për të Kaluar Kohën e Lirë (gjatë pritjes).

2. Aeroporti Ndërkombëtar Incheon, Seul, Kore e Jugut

aeroport best2

Dy vjet më parë kishte zënë vendin e parë, ndërsa përveç vendit të dytë, në vitin 2013 ka marrë edhe Çmimin e Aeroportit me Stafin me Shërbimet më të Mira në  Azi dhe Çmimin  Aeroporti më i Mirë i Transferit Ndërkombëtar.

3. Aeroporti  i Mynihut, Gjermani

OLYMPUS DIGITAL CAMERA

Për dallim prej shumë aeroporteve tjera në botë, në të cilat ofrohen kryesisht ushqime të përgatitura në mikrovalë, në Aeroportin e Mynihut ofrohen ushqime të shijshme që të shkrihen në gojë.

Aeroporti i Mynihut në vitet e fundit ka fituar edhe çmimin për Aeroportin më të Mirë në Evropën Qendrore dhe Aeroportin me Përvojën më të Mirë të Shërbimit të Ushqimit.

4. Aeroporti Ndërkombëtar i Hong Kongut, Kinë

aeroport best4

I renditur i  treti në vitin 2012, Aeroporti Ndërkombëtar i Hong Kongut ka rënë në vendin e katërt në votimin e përgjithshëm për Aeroportin më të Mirë në Botë në vitin 2013, pozitë kjo që gjeti edhe në vitin 2014.

Megjithë rënien e lehtë, ky aeroport ka mbetur në mesin e aeroporteve të preferuara të votuesve. Përveç kësaj, Aeroporti i Hong Kongut  renditet në pesëshen e parë në mesin e të gjitha aeroporteve në gjashtë kategori të ndryshme.

5. Aeroporti Schiphol i Amsterdamit, Holandë

aeroport best5

Për herë të parë që kur kur ka filluar ndarja e çmimeve Skytrax, Aeroporti Schiphol i Amsterdamit hyri në mesin e tre të parëve në vitin 2013, kryesisht për shkak të procesit shumë të avancuar dhe efikas të orientimit dhe vetëshërbimit gjatë transferimit.

Schiphol po ashtu ka fituar edhe Çmimet për Aeroportin më të Mirë në Evropë dhe Aeroportin më të Mirë në Evropën Perëndimore – ndërsa në vitin 2014 u pozicionua në vendin e pestë.

6. Aeroporti Ndërkombëtar i Tokios (Haneda), Japonia

aeroport-best6

Aeroporti Ndërkombëtar i Tokios është ngritur për pesë vende nga pozita që kishte në vitin  2012, duke hyrë kështu për herë të parë në mesin e top dhjetëshes botërore për vitin 2013.

Haneda zuri vendin e parë në kategorinë e Aeroportit më të Mirë Vendor, një kategori e re kjo për vitin 2012 dhe Çmimin për  Aeroportin me Terminalet më të Pastërta – ndërkaq në vitin 2014 renditet prapë lartë në pozitën e gjashtë.

7. Aeroporti Ndërkombëtar i Pekinit, Kinë

aeroport best7

Aeroporti Ndërkombëtar i kryeqytetit Pekin ka filluar punën në vitin 2008 dhe që nga ajo kohë për çdo vit ka shtuar trafikun e pasagjerëve. Megjithatë, ky aeroport e mbante pozitën e pestë në klasifikimin e përgjithshëm për 2012-2013 dhe është zgjedhur edhe aeroporti më i mirë në Kinë, ndërsa në  vitin 2014 ka pësuar një rënie të lehtë, duke u pozicionuar në vendin e shtatë.

8. Aeroporti i Cyrihut, Zvicër

aeroport best8

Nëse ndonjëherë ju ka ndodhur që ta humbni bagazhin, atëherë me siguri do ta vlerësoni faktin se Aeroporti i Cyrihut është fitues shumëvjeçarë në kategorinë e Aeroportit më të Mirë për Shpërndarjen  e Bagazheve.

Përveç vendit të shtatë më votim të përgjithshëm, në vitin 2013  ky aeroport ka fituar edhe Çmimin për Aeroportin me Stafin me Shërbimet më të Mira në Evropë. Në vitin 2014 ndërkaq, u pozicionua një vend me poshtë, pra në vendin e tetë.

9. Aeroporti Ndërkombëtar i Vancouverit, British Columbia, Kanadë

aeroport-best9

Ky është përfaqësuesi i vetëm i Amerikës Veriore në listën e Aeroporteve më të Mira në Botë. Ky aeroport, i cili në vitin 2012 ishte në pozitën e nëntë në klasifikimin e përgjithshëm, në vitin 2013 u ngrit për një pozitë dhe mbajti çmimin për Aeroportin më të mirë në Amerikën Veriore – ndërsa në vitin 2014 sërish kthehet në vendin e nëntë.

10. Aeroporti Heathrow i Londrës, Angli (Britani e Madhe)

aeroport best10

Aeroporti Heathrow hyri në listën e top dhjetëshes, kryesisht për shkak të Terminalit 5 (T5) të tij shumë të vlerësuar, i cili u hap në vitin 2008. T5, siç njihet rëndom, fitoi gjithashtu çmimin për  Terminalin më të Mirë të Aeroportit dhe atë për të katërtin vit me radhë.

Përpjekja për ta fituar statusin e  Aeroportit me 4 Yje u shpërblye në vitin 2012, pasi pothuajse i tërë aeroporti ishte rinovuar. /NGJYRA.COM/

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply