Në vijim po ua prezantojmë shtëpinë e ndërtuar në Rio de Janeiro – Brazil, nga studioja projektuese MK27, e cila është fituese e çmimeve prestigjioze arkitektonike.
Dy katrorë nga betoni i armuar qëndrojnë të fiksuar në një ambient kodrinoro-malor, mu pranë shkëmbinjve të bregdetit.
Shtëpia është e projektuar asisoj që të duket sikur objekti është nisur nga zona malore drejt plazhit, sidomos me krahun e dalë 8 metërsh.
Shtëpia, me një strukturë të ideuar me mençuri, duket sikur balancon topografinë tokësore, ndërsa me ndriçim të mjaftueshëm ofron pamje drejt natyrës së virgjër dhe mahnitëse.
Shtëpia po ashtu është e mobiluar me stil, ndërsa është përshtatur për mrekulli në ambientin ishullor ku është ndërtuar. /NGJYRA.COM/