Të gjithëve u janë të njohura tregimet për njerëzit që kanë mbijetuar nga plumbi në kokë, rënien nga lartësitë e mëdha apo muaj të tërë të kaluar në det të hapur. Dhe, vërtet, sa jemi të fuqishëm? Pra, të shtrojmë më mirë pyetjen kështu: Sa, vërtet, jemi të brishtë?
Disa nga kufijtë e qëndrueshmërisë së njeriut tashmë një kohë të gjatë janë përcaktuar. Me siguri keni dëgjuar për rregullën e treshit e cila dikton se sa mund të qëndrojmë pa ajër, ujë dhe ushqim (3 minuta, 3 ditë dhe javë – kjo vlen për njeriun mesatar).
Kufijtë e tjerë të qëndrueshmërisë rrallë janë testuar. P.sh., sa gjatë mund të qëndroni pa gjumë para se të vdisni? Sa lart mund të ngjiteni para se të ngufateni? Sa shpejtësi mund të përballojë trupi para se të shpartallohet?
Eksperimentet të cilat janë bërë gjatë decenieve – disa qëllimisht, të tjerat rastësisht – kanë ndihmuar që të marrim përgjigje për disa nga pyetjet jo të zakonshme.
Cilat ndryshime mund t’i përballojmë?
Individët dallojnë shumë në kufij të qëndrueshmërisë, disa mund të përballojmë temperatura më të larta, disa mund të qëndrojnë më gjatë pa ajër, disa më gjatë në ujë. Faktorët e qëndrueshmërisë varen nga gatishmëria e trupit (stërvitjeve) për ndërmarrje të këtilla.
Shkenca ka përcaktuar këta kufij të përgjithshëm të qëndrueshmërisë te njeriu i zakonshëm:
Kur temperatura e brendshme e trupit arrin 43 gradë celsius, në të shumtën e rasteve njeriu vdes, ose i dëmtohet seriozisht truri. Temperatura 44 gracë celsius, në të shumtën e rasteve do të thotë vdekje e sigurt, edhe pse në raste të rralla njeriu mbijeton temperaturën e brendshme edhe deri në 46 gradë celsius.
4.4 gradë celsius – Pas kalimit të 30 minutave në ujë në të cilin temperatura është 4.4 gradë, shfaqet hipotermia.
149 gradë celsius – Trupi i njeriut vdes nga nxehtësia.
Në lartësinë prej 4.572 metra – Do të vdisni nga mungesa e oksigjenit.
Edhe pse rekordi botëror është 86 metra, shumica e njerëzve (të pastërvitur) do të mbyten në ujë nëse zhyten në thellësi prej 20 metrash.
Pa oksigjen, do të humbni vetëdijen përafërsisht pas dy minutash. Me trajnime rigoroze, individët mund të arrijnë të qëndrojnë edhe deri në 17 minuta.
45 ditë të kaluara pa ushqim do të humbni 30% të peshës tuaj trupore dhe do të vdisni. Për këtë ndryshim të shpejtë të trupit, janë shanset të mëdha që të vdisni nga sëmundja para se nga uria.
7 ditë pa ujë – me siguri do të dehidroni. Shumica e njerëzve dehidrojnë pas vetëm 3 ditëve.
Pas humbjes së 40% të gjakut, vdekja është e pashmangshme.
Sa shpejtësi mund të përballojmë?
Koshi i kraharorit mbron zemrën tonë nga të rënat e rënda, mirëpo akoma është i dobët të mbrojë nga forcat natyrore. Cilën shpejtësi mund ta tolerojnë organet tona.
NASA dhe shkencëtarët ushtarakë e kanë gjetur përgjigjen e kësaj pyetjeje. Sipas artikullit të botuar kohë më parë në Popular Science, shpejtësia prej 14 G (G-forca) mund të shqyejë të gjitha organet.
G-forca në rangun midis 4 dhe 8 do t’ju humbë vetëdijen. 1 G është forca normale e gravitacionit të cilin e ndiejmë në Tokë.
Sa gjatë mund të qëndrojnë zgjuar?
Rastet e njohura të pilotëve të cilët kanë fjetur pranë “timonit”, kanë shkaktuar rënie të aeroplanëve të cilët i kanë pilotuar pas 3 ditësh pagjumësie. Pas vetëm një ditë pa gjumë – aftësia e drejtimit është e barabartë me gjendjen e dehur.
Rekorder në pagjumësi (të qëllimshme) ka vënë 17-vjeçari Randhy Gardner që ka vënë rekordin personal që në vitin 1965, kur nuk ka fjetur 264 orë (rreth 11 ditë). Mund të supozoni: Randy pas vetëm disa ditësh më shumë i ka ngjasuar bimës se sa qenies njerëzore.
E po, cili do të ishte kufiri i vdekjes?
Një kinez 26 vjeçar gjoja ka vdekur pas 11 ditësh pagjumësie, në përpjekje që të shikonte çdo ndeshje futbolli në Kupën evropiane Mirëpo, ai ka qenë nën ndikimin e alkoolit dhe të duhanit, kështu që është e vështirë të konstatohet shkaktari i vërtetë i vdekjes së tij.
Asnjë njeri kurrë nuk ka vdekur vetëm nga mungesa e gjumit. Për shkaqe të qarta etike, shkencëtarët nuk mund të përcaktojnë kufirin në laborator.
Megjithatë, askush nuk mund të krahasohet me bujkun vietnamez 66-vjeçar, Ngoc Thaio, i cili në vitin 1973 është sëmurë nga ethet, dhe që nga atëherë nuk ka fjetur (39 vjet). As barnat mjekësore, barnat popullore, alkooli… nuk kanë mundur t’i ndihmojnë të fle gjumë.
Në tetor të vitit 2006 ka thënë se po ndihet sikur “lulja pa ujë”. /NGJYRA.COM/