10 zbulime shkencore (rastësisht të zbuluara)

Disa prej zbulimeve më të mëdha shkencore kanë ndodhur krejt rastësisht. Po të mos zbuloheshin disa nga to, tani jeta do të na ishte krejtësisht ndryshe.

Po ia fillojmë me zbulimin e dinamitit…

1. Dinamiti

zbulimi0101

Alfred Nobeli kishte në pronësi një fabrikë të nitroglicerinës, në të cilën ka punuar në formulën e cila do ta bënte punën me nitroglicerinën më të sigurt. Në një moment kur shishja me nitroglicerinë i ka rënë në dysheme, për shkak që në dysheme ka pasur pluhur sharre (i cili e ka stabilizuar) nuk ka eksploduar.

Më vonë e ka perfeksionuar këtë recetë dhe ka zbuluar dinamitin.

2. Fonografi

zbulimi0202

Në vitin 1877, Thomas Edisoni ka eksperimentuar me staniolën dhe cilindrin e letrës duke u përpjekur që të incizonte sinjale telegrafike. Disi ia ka arritur të xhironte zërin e vet (për herë të parë në histori që zëri i njeriut është incizuar) gjë që çoi në shpikjen e fonografit të parë.

3. Printeri ink-jet

zbulimi0303

Një inxhinier i punësuar në firmën Kanon, ka zbuluar procesin e ri, kur rastësisht mbështeti rastësisht një copë hekuri të nxehtë afër lapsit kimik. Lapsi ka reaguar pas disa çasteve dhe ka filluar të lëshojë ngjyrën – dhe printeri ink-jet është zbuluar.

4. Plastika

zbulimi0404

Në vitin 1907, gumallaku ka shërbyer si izolim në elektronikë. Kjo mënyrë izolimi i ka kushtuar shumë industrisë, sepse gumallaku ishte shumë i shtrenjtë. Kimisti Leo Hendrik Beakeland ka pasur idenë që të krijojë alternativën për gumallak, gjë që edhe ia arriti. Materialin të cilin e shpiku u quajt bakelit.

As që ka ëndërruar ndokush që pikërisht ky material do të shkaktojë revolucion në industri. Ky material që tani përdoret pothuajse në të gjitha sferat e jetës – është plastika.

5. Viagra

zbulimi0505

Viagra është zhvilluar në vitet ’80 të shekullit të kaluar si ilaç për angjinën. Mirëpo, kur u panë efektet anësore, zbuluan që tableta nuk ulte tensionin e lartë të gjakut. Në vend të saj… kanë krijuar efektin të cilin e njohim sot. Në vitin 1998 ka marrë dritën e gjelbër për prodhimin masiv.

6. Shporeti me mikrovalë

zbulimi0606

Percy Spencer LeBaron, i punësuar në kompaninë Raytheon ka ecur afër gypave të radarit kur e ka vërejtur që çokollata në xhep ka filluar t’i shkrihej. Mendja e tij e hollë  shumë shpejt kuptoi që mikrovalët janë shkaktarët e shkrirjes së çokollatës, andaj filloi menjëherë të eksperimentojë njëherë me çokollatë, e pastaj me ushqime të tjera.

Shporeti i parë me mikrovalë ka peshuar 340 kg dhe ka qenë i madhësisë së një frigoriferi.

7. Celofani

zbulimi0707

Në vitin 1900, Jaques E. Brandenberger ka parë se si dikush ka derdhur verën e kuqe në çarçafë tavoline të restorantit. Dhe vendosi të bënte diçka rreth kësaj çështjeje, kështu që zbuloi shtresën provide të hollë dhe rezistuese ndaj ujit.

Shpejt vërejti që materiali të cilin e zbuloi nuk ishte prodhim i parëndësishëm, por fillim i një prodhimi shumë të dobishëm. Ka ndërtuar makinën për prodhimin masiv të produktit që sot e njohim me emrin “celofan”.

8. Brandy

zbulimi0808

Në fillim, distilimi i verës ka qenë metoda e ruajtjes si edhe e mënyrës që vera më lehtë të transportohej. Qëllimi ka qenë që t’i shtoni ujin e larguar me distilim drejtpërdrejt para konsumimit.

Është zbuluar që, pasi që vera e distiluar të jetë e vendosur në voza druri, ka përmirësuar dukshëm shijen dhe fortësinë, andaj edhe ka marrë duke krejtësisht të re. Nuk është e njohur se kush i pari zbuloi “Brandy”, mirëpo gjithsesi i jemi mirënjohës.

9. Çeliku që nuk ndryshket (inox)

zbulimi0909

Harry Brearley ka punuar në pengimin e korrozionit në tytat e pushkëve kur rastësisht ka zbuluar diçka që do të bëjë revolucion në botën e seteve për ushqim. Brearley hyri në histori më 13 gusht 1913, kur përzjeu 0,24% thëngjill dhe 12.8% krom me çelikun dhe krijoi çelikun që nuk oksidohet.

10. Penicilina

zbulimi1010

Në vitin 1928, Aleksander Fleming nuk e pastroi hapësirën e vet të punës para se të shkonte me pushime. Kur është kthyer vërejti disa kërpudha të çuditshme në disa kultura të tij. Edhe aq më çuditshëm ishte që bakteret nuk zhvilloheshin afër kulturave të tilla.

Dhe kështu u zbulua penicilina, njëri ndër antibiotikët e parë që akoma janë në përdorim. /NGJYRA.COM/

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply