Nuk është edhe lehtë të gjenden figura të famshme që duken bukur pa grim. Megjithëse nuk janë të shumta në numër, ju sjellim në vazhdim 9 të famshme, të cilët duken bukur edhe pa grim!
Këto të famshme janë një provë se yjet mund të rrezatojnë bukurinë e tyre të brendshme dhe të duken bukur edhe kur dalin pa kurrfarë grimi!
1. Selena Gomez
Selena Gomez është një nga të famshmet që është tërheqëse edhe pa përdorur kurrfarë grimi, megjithëse grimi i bën sytë e saj të duken edhe më magjepsës. Ngjyra e syve të saj dhe buzët e plota nuk ndryshojnë edhe me përdorimin e grimit!
2. Lady Gaga
Lady Gaga është një tjetër e famshme që mund të imagjinohet se nuk mund të duket bukur pa grimin e saj jo të rëndomtë. Në një foto të saj pa grim të publikuar kohët e fundit në Tweeter ajo duket shumë bukur, që ndoshta është një provë së ajo nuk ka nevojë për gjithë atë grim!
3. Emma Watson
Në disa foto të saj pa grim, të publikuara kohët e fundit, Emma Watson duket për bukuri. Madje frizura e saj e re vetëm se ia shton bukurinë, e cila nuk zbehet fare nga mungesa e grimit.
4. Taylor Swift
Taylor Swift është një prej të famshmeve që duket absolutisht magjepsësë edhe pa grim. Një foto e saj pa grim e publikuar kohëve të fundit është bërë një hit i madh! Flokët e saj kaçurrele bëjnë që ajo të duket edhe më e mrekullueshme.
5. Rihanna
Rihanna ka publikuar në Tweeter shumë fotografi pa kurrfarë grimi! Duket se ajo është duke praktikuar që të shumtën e kohës të duket më natyrale, pra pa grim! Rihanna është një prej atyre të famshmeve që nuk druan të dalë pa grim!
6. Miley Cyrus
Miley Cyrus duket absolutisht e mrekullueshme pa grim. Në fakt, ajo gjithmonë del pa grim dhe dukja e saj origjinale padyshim se është për t’u dëshiruar!
7. Mila Kunis
Mila Kunis është një tjetër e famshme që duket bukur edhe pa grim. Pa grim, ajo duket e bukur dhe me plot vetëbesim! Bukuria e syve të saj, pa hije dhe vizues të përdorur, as që diskutohet!
8. Bar Refaeli
Modelja nga Izraeli, Bar Refaeli duket mahnitëse pa grim. Mungesa e grimit në fytyrën e saj të rrezitur, duket se nuk vërehet dhe nuk ia zbehë fare bukurinë.
9. Kate Bosworth
Kate Bosworth është një modele amerikane, aktore dhe këngëtare që nuk ka frikë të dalë shlirë edhe pa grim. Megjithëse njerëzit janë mësuar ta shohin atë gjithnjë me grim, në fotot pa grim ajo duket thjesht e mahnitshme. /NGJYRA.COM/