Ndoshta nuk është për t’u çuditur pse shkrepin shkëndija dashurie ndërmjet të famshmëve kur kihet parasysh se ata punojnë bashkë për orë të tëra në vende të vetmuara, dhe në skena intensive romantike.
Ju mund të mendoni se bashkëdyzimet kimike që ne i shohim ndërmjet aktoreve dhe aktorëve të preferuar janë rezultat i aftësive të tyre mahnitëse për të aktruar, por kimia në fakt është e vërtetë!
Pra, është e vërtetë se shumë të famshëm gjejnë dashurinë e tyre në punë.
Ju sjellim në vazhdim disa nga çiftet më të bukura të të famshmëve që janë takuan në punë!
1. Angelina Jolie dhe Brad Pitt
Angelina Jolie dhe Brad Pitt u takuan gjatë xhirimit të filmit “Z & Znj. Smith”. Ndonëse, Brad Pitt ishte ende i martuar me Jennifer Aniston, në atë kohë ai e kishte pranuar se ishte dashuruar deri në veshë me Angelinën derisa po xhirohej filmi.
Gjatë jetës së tyre tetë-vjeçare në çift, Angelina dhe Brad krijuan familjen e tyre me gjashtë fëmijë dhe thuhet se ata janë ende të fortë!
2. Liam Hemsworth dhe Miley Cyrus
Ky është një tjetër çift i popullarizuar i të famshmëve që janë takuar gjatë xhirimeve! Liam Hemsworth dhe Miley Cyrus u takuan gjatë xhirimit të novelës së Nicholas Sparks, “The last Song”.
Duket sikur në të gjithë filmat e Nikolas Sparks shfaqet nje tërheqje magnetike ndërmjet të famshmëve që aktrojnë në ta, sepse ashtu si Ryan Gosling dhe Rachel McAdams edhe Liam Hemsworth dhe Miley Cyrus e filluan marrëdhënien e tyre të mrekullueshme gjatë xhirimit të filmit.
3. Josh Dallas dhe Ginnifer Goodwin
Josh Dallas dhe Ginnifer Goodwin portretizojnë një romancë përrallore ndërmjet Princit të hijshëm e simpatik dhe Borëbardhës në emisionin e ABC, “Na ishte njëherë”.
Ndonëse marrëdhënia e tyre në ekran sigurisht se është magjike, në jetën e tyre të vërtetë ajo ështyë edhe më e bukur.
4. Jenna Dewan dhe Channing Tatum
Jenna Dewan dhe Channing Tatum u takuan për herë të parë në vitin 2005, gjatë xhirimit të filmit “Step Up”. Pasi përfundimit të xhirimeve të filmit, ata filluan të takohen dhe në vitin 2009 u martuan, në Malibu të Kalifornisë.
Nja dy vjet më vonë, erdhi në jetë fruti i dashurisë së tyre, Everly për të cilën mund të thuhet se është një fëmijë gjenetikisht i bekuar.
5. Joshua Bowman dhe Emily Vancamp
Joshua Bowman dhe Emily Vancamp filluan të takohen disa muaj pas premierës së shfaqjes “Hakmarrja”, në të cilin ata portretizuar një çift të bukur ekrani.
Çifti nuk kishte çarë kokën shumë për gjithë bujën e bërë, madje vetë Joshua ka deklaruar se gruaja e tij i pëlqen ashtu si është.
6. Ryan Reynolds dhe Blake Lively
Pasi luajtën së bashku në “The Green Lantern”, nuk ishte për t’u habitur që ndërmjet Ryan Reynolds dhe Blake Lively ishin ndezuar shkëndijat e dashurisë.
Çifti i bukur Ryan Reynolds dhe Blake Lively duken shumë të lumtur së bashku – ndërsa u martuan në një ceremoni private që arriti të mbetej sekrete.
7. Andrew Garfield dhe Emma Stone
Andrew Garfield dhe Emma Stone u takuan gjatë xhirimit të filmit “The Amazing Spider-Man”. Lidhja e tyre kishte filluar ngadalë me disa biseda, mirëpo Andrew thotë se për të kjo ishte dashuri në shikim të parë!
Padyshim ky është një nga çiftet më të bukura të të famshmëve që janë takuar gjatë xhirimeve! /NGJYRA.COM/