Shtëpia “OpenHouse” e projektuar nga kompania “XTEN Architecture”, është e vendosur në një terren të ngushtë dhe të pjerrët në kodrat e Hollywood-it, ndërsa është integruar shumë mirë në peizazhin që e rrethon.
Kjo shtëpi unike ka vizura të mahnitshme të qytetit të Los Angeles-it, i cili shtrihet poshtë saj.
Muret mbajtëse janë konfiguruar në atë mënyrë që të zgjerojnë nivelin e parë për qëndrim ditor dhe për të krijuar kopshte për dy nivelet tjera.
Pjesa ballore, anësore dhe e pasme e shtëpisë janë tërësisht të hapura, në mënyrë që të bëhet lidhje organike mes hapësirave të brendshme dhe të jashtme të të gjitha niveleve me kopshtin përreth.
Muret janë të realizuara nga materiali i qelqit, gjë që e bënë shtëpinë shumë transparente, ndërkaq përdorimi i materialeve natyrore në dysheme dhe konstruksion, i jep shtëpisë ngrohtësi dhe komoditet. /NGJYRA.COM/