Liqeni Nakuru është njëri ndër tri liqenet e lidhura në Rift Valley të provincës së Kenias. Këto liqene janë vatër për 13 lloje shpezësh globalisht të rrezikuara, mirëpo, veç këtyre, këtu ka më së shumti lloje shpezësh në botë.
Mirëpo ajo që posaçërisht e dallon liqenin Nakuru është grumbullimi i madh i flamengove këmbëgjatë, qafëgjatë, ngjyrë trëndafili të mëdhenj dhe ngjyrë trëndafili të vegjël.
Pasuria e liqenit me alga i tërheq këto shpezë, ndërkaq ornitologët e përshkruajnë këtë peizazh si spektakël më i madh i shpezëve në botë.
Shkencëtarët konsiderojnë që flamengot në liqenin Nakuru, që më së shpeshti ka më shumë se një milion sosh, apo madje edhe dy milionë në vit. Ato hanë mesatarisht rreth 250.000 kg algash për sipërfaqe prej një hektarësh të liqenit.
Kohët e fundit, numri i flamengove po bie. Mbase për shkak të turizmit të lartë, mospastrimit të mbeturinave industriale të depozitës së afërme apo thjesht për shkak të ndryshimit të cilësisë së ujit për ç’shkak liqeni përkohësisht bëhet jomiqësor.
Zakonisht, niveli i ujit të liqenit bie gjatë sezonit të thatësisë ndërkaq gjatë sezonit të shirave vërshon.
Fatkeqësisht, ndotja dhe thatësia ngadalë po zhdukin algat me të cilat ushqehen flamengot, për ç’shkak ato migrojnë në liqenet e afërta Elmenteita, Simbi Nyaima dhe Bogoria. /NGJYRA.COM/