Rezidenca Kona, shtëpi përrallore, futuristike dhe ekologjike

E vendosur në një nga peizazhet më ekzotike në tokë, në Havai, rezidenca Kona nuk shpreh gjë tjetër pos luksit dhe pasurisë – ku elementet tradicionale puqen me arkitekturën bashkëkohore për të sjellë parajsën në tokë.

Elementi më i theksuar i kompleksit është porta hyrëse, një pavijon nga druri i ndërtuar nga materiali tradicional në formë të shportës së thurur.

kona22222

Pavarësisht qëllimit të arkitektëve Belzberg për ta bërë në mënyrën sa më origjinale – pavijoni merr një formë shumë futuristike, duke i dhënë shtëpisë një ndjenjë të personalitetit për shkak të dizajnit unik.

Fakti i dytë që dëshmon përkushtueshmërinë e dizajnerëve, është efikasiteti dhe ekonomizimi i projektit të tyre.

Rezidenca Kona është një koleksion i materialeve të ricikluara ndërsa është e pajisur me teknologjinë për ruajtjen e energjisë.

kona9999

Dizajnerët kanë përdorur drurin e bonifikuar, sistemin e energjisë diellore si dhe kanë pajisur shtëpinë me një sistem që mundëson mbledhjen e shiut dhe shfrytëzimin e tij.

Në shikim të parë kjo nuk duket gjë e madhe, por në një afat të gjatë kohor, këto ndërhyrje të vogla do të vërtetojnë efikasitetin e tyre. /NGJYRA.COM/

kona8888 kona33333 kona66666 kona4444 kona 12 12 12 12 kona 10 10 kona7777 kona  11 11 11 kona5555 kona 13 13 13

Artikuj që mund t\'iu interesojnë

Leave a Reply